Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gëzuar Ditën e Pavarësisë! 110 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Kontributi i Bullgarisë në luftën për Pavarësinë e Shqipërisë

Foto: BGNES

Më 28 nëntor, Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë. Kjo është dita në të cilën në vitin 1912 në Vlorë, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Po këtë ditë u mblodh edhe Kuvendi i Madh me 37 delegatë. Ky akt u krye në prag të Luftës së Parë Ballkanike. Me arritjen e Traktatit Paqësor të Londrës në vitin 1913 midis Aleancës Ballkanike dhe Perandorisë Osmane, e cila pësoi humbje, u njoh krijimi i shtetit shqiptar.

Festa Kombëtare e Shqipërisë njihet edhe si Dita e Flamurit. 469 vjet para kësaj date, në vitin 1443, prapë më 28 nëntor, flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrenore, u ngrit mbi Kështjellën e Krujës nga Gjergj Kastrioti Skënderbeg.

Pavarësisht që për marrëdhënie zyrtare midis Bullgarisë dhe Shqipërisë mund të flasim mezi pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntorin e vitit 1912, kjo nuk do të thotë se para kësaj date nuk kishte kontakte midis bullgarëve dhe shqiptarëve. Me rëndësi të madhe është veprimtaria e kolonisë shqiptare në Sofje në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit XX. Shumë patriotë shqiptarë në luftën për pavarësi gjetën strehë pikërisht në Bullgari. Një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të veprimtarisë kulturore të popullit shqiptar në këtë periudhë është krijimi i shtypshkronjës “Mbrothësia”, 125 vjet më parë në Sofje.

Gjatë etapës së fundit të Rilindjes Shqiptare, kolonia shqiptare në Sofje, Shoqata “Dëshira” dhe shtypshkronja “Mtrothësia”, përveç një veprimtarie aktive politike, organizative, nacional-revolucionare dhe letrare, zhvillonte dhe një punë të gjerë botuese. Ishte e madhe rëndësia e librave dhe teksteve shqipe të botuara në Bullgari për zhvillimin e arsimit në Shqipëri. Që nga krijimi i shtypshkronjës “Mtrothësia”, më 1897 deri në Çlirimin e Shqipërisë më 1912, kolonia shqiptare në Sofje ishte furnizuesi kryesor i abetareve dhe teksteve shkollore për shkollat ​​dhe popullsinë shqiptare.

Vite me radhë, kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dëshira” në Bullgari ishte emigranti nga Shqipëria Llazar Jankov Grabova, babai i piktores së lindur në Bullgari Lika Janko. Veprat e saj të papërsëritshme janë të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve të Bukura në Sofje. Tablotë e saj janë të vlerësuara shumë lartë jashtë shtetit, ndërsa disa nga veprat e saj janë pronë e koleksionistëve të huaj. Që nga viti 2021 shëtitorja qendrore në parkun e qytetit Belsh të Shqipërisë, mban emrin e piktores së talentuar bullgare me origjinë shqiptare.

Në një nga skajet më jugore të Bullgarisë, në rajonin e qytetit Ivajllovgrad, ndodhet i vetmi fshat shqiptar në Bullgari – Mandrica. Ai u themelua në vitin e largët 1636 nga blegtorët shqiptarë. E folmja e popullsisë vendore shqiptare është e ruajtur për brezat në Fjalorin e parë bisedimor me fjalorth, që u botua në vitin 2015 në Bullgari.

Më 12 tetor 2017,  diaspora bullgare në Shqipëri mori të drejta të barabarta si bashkësitë e tjera etnike në vend. Georgi Stojkov Rakovski (1821-1867), i cili ishte jo vetëm revolucionar, por edhe historian dhe gjuhëtar, në veprat e tij zhvilloi tezën se bullgarët janë popullsia autoktone e Ballkanit, qëndrim i mbrojtur nga historiani Ganço Cenov (1870-1949) në fillim të shekullit XX. Profesori Asen Çilingirov (1932-2022) në librin e tij “Ditari Shqiptar” përshkruan të gjitha antikitetet bullgare në territorin e Shqipërisë së sotme.

Sivjet, përveç 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, për të cilin edhe Bullgaria dha një kontribut modest, mbushen edhe 100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona.

Nuk ka pyetje të hapura apo keqkuptime mes vendeve tona. Bullgaria mbështeti integrimin e Shqipërisë në NATO dhe sot është një nga mbështetësit më aktivë të hyrjes së vendit në BE.

Në Bullgari përvjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë festohet me një sërë aktivitetesh kulturore:


Përpilues: Svetllana Dimitrova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova,

Foto: BGNES, EPA/BGNES, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD