Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas kuizit të Radio Bullgarisë

Paneuritmia e Petër Dënovit është një filozofi dhe një valle gëzimi

7
Foto: EPA/BGNES

Kush e aplikoi praktikën mbarëbotërore të shëndetit mendor dhe fizik të Paneuritmia? Këtë pyetje ju bëmë në kuizine radhës të Radio Bullgarisë. Dhe përgjigjet tregojnë se audienca jonë shumëgjuhëshe ndjek rregullisht median tonë dhe është e mirëinformuar për të tashmen dhe të shkuarën e vendit tonë.

Lexuesit e faqeve tona në bullgarisht dhe greqisht dolën të ishin më të diturit. Përkatësisht 92% dhe 80% e tyre treguan përgjigjen e saktë në kuizin tonë - Paneuritmia u krijua nga bullgari Petër Dënov. 78% e audiencës sonë frëngjisht-folësegjithashtu janë përgjigjur saktë. Ka hezitim tek audienca jonë në turqisht dhe shqip, të cilët kanë nominuar Petër Dënov dhe Ivan Rillski pothuajse me një numër të barabartë votash. Por në përgjithësi, personaliteti i udhëheqësit tonë shpirtëror bullgar është i njohur ndër miqtë e Radio Bullgarisë.

Kush është bullgari Petër Dënov?

E quajnë atë "Mësuesi" ose "Beinsá Dunó". Ai lindi në vitin 1864 në fshatin Hadërça të Varnës në familjen e një prifti, mbaroi shkollën e mesme në Svishtov dhe shkoi në SHBA, ku studioi teologji dhe mjekësi në Universitetin e Bostonit. Pas kthimit në Bullgari, Petër Dënov, së bashku me njerëz me mendje të njëjtë, themeluan shoqërinë e Vëllazërisë së Bardhë - një mësim fetar-ezoterik që fitoi popullaritet të gjerë në mbarë botën, duke frymëzuar mijëra ndjekës. Midis tyre është edhe vetë Albert Ajnshtajni, i cili deklaroi: “E gjithë bota përkulet para meje, unë përkulem para Mjeshtrit Petër Dënov nga Bullgaria.” Dënov është autor i mijëra bisedave dhe leksioneve filozofike, si dhe i 150 veprave muzikore. Megjithatë, ai është i njohur në botë më së shumti si krijuesi i vallëzimit mistik Paneuritmia.

Më shumë për personalitetin e ndritur të Petër Dënovit:

Çfarë është Paneuritmia?

Është një sistem kompleks ushtrimesh muzikore gjimnastike ose kërcimi që harmonizon shpirtin dhe trupin me natyrën. Vetë etimologjia e fjalës "paneuritmia" do të thotë një ritëm universal kozmik, prandaj vallëzimi u krijua në bazë të lëvizjes së trupave qiellorë dhe ndërthur performancën e 28 hapave dhe lëvizjeve të lëmuara me muzikë dhe tekst të bukur. Danovistët janë të veshur me veshje të bardha, kërcejnë në një rreth në çift duke ndjekur ritmin e melodisë. Muzika kryhet kryesisht me violinë, sepse ajo konsiderohet si instrumenti më i afërt me zërin e njeriut.


Sipas Petër Dënovit, Paneuritmia ka ndikim në psikikën dhe gjendjen tonë fizike.

Ai pohon se ajo përmirëson lëvizshmërinë dhe funksionet tona të frymëmarrjes, forcon muskujt dhe normalizon presionin e gjakut. Kërcimi ndikon edhe në psikikën tonë, sepse realizohet në sfondin e lindjessë diellit në natyrë, lëvizjet janë të qeta, relaksuese dhe ndjekin ritmin e muzikës, shoqëruar me një tekst me mesazhe shpirtërore. Kështu, ne e luftojmë stresin në mënyrë të padukshme dhe hyjmë në një gjendje pushimi të thellë, kujtesa jonë përmirësohet dhe mendimet tona renditen.

Petër Dënov rekomandonte që Paneuritmia të kryhej në natyrë në pranverë dhe verë.

Atëherë, sipas “Mësuesit”, energjitë në natyrë ngarkohen fort me një ngarkesë pozitive dhe ajri dhe drita e pastër hyjnë lirshëm në trup dhe e rinovojnë atë.

Performanca më e madhe dhe spektakolare e ritualit zhvillohet çdo vit më 19 gusht. Në këtë ditë, mijëra njerëz nga e gjithë bota, të frymëzuar nga mësimet e Petër Dënovit, mblidhen në rajonin e Liqeneve të Rillës për të mirëpritur së bashku të ashtuquajturin “Viti i Ri Diellor”.

Ata kërcejnë në një rreth dhe kryejnë 28 lëvizjet e Paneuritmia, fytyrat e tyre ndriçojnë me lumturi dhe paqe. Sepse dënovistët besojnë se lindja e diellit në këtë ditë ka një efekt magjik, dhe Liqenet e Rilës janë një vend veçanërisht energjik. Në këtë mënyrë, ata që kryejnë Paneurtimian ngarkohen me forcë shpirtërore dhe fizike për 12 muajt e ardhshëm.

Banorët e Sofjes ngarkohen me energji pozitive dhe në të ashtuquajturin“Kopshti i Mësuesit” në lagjen “Iztok” të kryeqytetit, ku në vitin 1944 u prehën eshtrat e Petër Dënovit. Vendi rrezaton një qetësi të veçantë, sikur shpirti i tij është ende mes njerëzve.

Гробът на Петър Дънов в квартал „Изток“

Shikoni më shumë:

Ju ftojmë të merrni pjesë edhe në kuizin e ri të Radio Bullgarisë: Me cilën festë lidhet zakoni “survakane” me degëza të dekoruara të drurit të thanës të quajtur survaçki?

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: EPA/BGNES, arkiv, petardanov.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD