Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 1 dhjetorin 2022

Kod i verdhë për reshje të rrezikshme në 21 rajone të vendit

Foto: BGNES

Të enjten do të bjerë borë në vargmalin Predballkan dhe në fushat e larta perëndimore. Në Rrafshinën e Danubit dhe Lludogorie do të bjerë shi dhe borë, dhe acari është i mundur. Në Bullgarinë Jugore do të bjerë shi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 5°, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 6°. Temperatura minimale në Sofje do të jetë 2°, ndërsa ajo maksimale 3°.

Do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull në bregdetin e Detit të Zi me reshje më intensive në jug. Temperatura e ajrit do të jetë deri në 10° ndërsa e ujit të detit 12-13°. Lëvizja e detit do të jetë 4 ballë.

zonat malore do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull, me reshje bore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 2°, në 2000 m minus 2°.

Të premten reshjet e shiut do të ndalen së paku në verilindje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Shengen është në axhendën e Këshillit të BE-së më 12 dhjetor

Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit të BE-së për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të enjten, më 12..

botuar më 24-12-09 4.28.MD

1.2 miliardë leva më shumë fonde për Fondin Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, rritje 8-9% e pensioneve vitin e ardhshëm

Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore do të mund të shpenzojë 1.2 miliardë leva (613.5 milionë euro) më shumë për personat me sigurime shëndetësore vitin e ardhshëm, parashikon projektbuxheti i Këshillit Mbikëqyrës. Kontributi shëndetësor mbetet 8% e të..

botuar më 24-12-09 12.01.MD

MPJ: Pesëmbëdhjetë bullgarë do të largohen sa më shpejt nga Siria

Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasada jonë në Damask është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët bullgarë dhe..

botuar më 24-12-09 11.01.PD