Të hënën, presidenti Rumen Radev do t'i japë forcës më të madhe politike GERB-SDS mandatin e parë eksplorues për të formuar një qeveri. Kjo ndodh dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare – në kushtet e paqëndrueshmërisë politike dhe parashikimeve për një tjetër votim të parakohshëm.
“Shpresoj që koha shtesë që u dhashë partive të jetë shfrytëzuar sa më mirë”, ka komentuar ai për gazetarët pas pjesëmarrjes së tij në festën solemne të 80-vjetorit të themelimit të Akademisë Kombëtare Sportive “Vasil Levski”. Kreu i shtetit tha gjithashtu se do të vendosë nëse do të vërë veton ndaj ndryshimeve në Kodin Zgjedhor pasi t'i njohë në detaje.Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një skandal i brendshëm, por një krim urrejtjeje për shkak të një politike dhjetëvjeçare të rrënjosjes..
Në një bisedë telefonike kryeministri në detyrë Gëllëb Donev diskutoi me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për nevojën e festimit paqësor dhe pa probleme të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev më 4 shkurt...
Të shtunën temperaturat do të jenë pothuajse pa ndryshim. Ato minimale do të jenë nga minus 3° deri në 2°, në Sofje - 2°, maksimumi do të jetë nga 0 deri në 5°, në kryeqytet - 2°. Në veri të Bullgarisë do të bjerë borë, në verilindje sasitë do të..