Në emër të GERB-SDS, Prof. Nikollaj Gabrovski mori mandatin e parë 7 ditor për formimin e qeverisë. Prof. Gabrovski është udhëheqës i klinikës së neurokirurgjisë në “Pirogov”. Dorëzimi i mandatit vjen dy muaj pas zgjedhjeve për Legjislaturën e 48-të Kuvendit Popullor dhe 40 ditë pas fillimit të konsultimeve politike të mbajtura nga presidenti Rumen Radev.
“Pres që brenda 7 ditëve të propozoni një përbërje të Këshillit të Ministrave që do të përmbushë pritshmëritë e larta të shoqërisë për stabilitet, ekspertizë dhe përgjegjësi. Dua të deklaroj se si forca e parë politike përgjegjësia juaj për formimin e qeverisë është e madhe. Shpresoj shumë që koha shtesë që kalova për konsultime të ndihmojë për të gjetur një formulë të suksesshme”, tha presidenti.
"Për fat të keq, Bullgaria është aktualisht në udhëkryq të shumë krizave - ekonomike, sociale, kemi një presion serioz të migrantëve. Kemi një krizë politike që po vazhdon për të dytin vit. Unë do të bëj çdo përpjekje të mundshme për të propozuar një kabinet që është më larg bisedimeve politike, larg konfrontimeve dhe më afër ekspertëve, profesionistëve”, u përgjigj kandidati për kryeministër. Gabrovski tha se ka marrë shumë ftesa për të bërë dy gjëra, për të shkuar në punë jashtë vendit dhe për të hyrë në politikë. Deri tani i ka refuzuar por tani mendon se ka ardhur koha për dialog, për të ndalur konfrontimin dhe për të ndërprerë zgjedhjet e vazhdueshme.Gjatë natës , vranësira do të jetë e konsiderueshme, por vetëm në vende të izoluara, kryesisht në zonat malore, do të bie borë e dobët. Era veriperëndimore do të dobësohet përkohësisht. Të mërkurën më 1 shkurt , vranësirat në vend do të jenë të..
“Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” (DB)akuzuan 5 partitë e tjera parlamentare për një komplot kundër pranimit të Bullgarisë në Eurozonë. Martin Dimitrov nga DB insistoi në miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve në Kodin..
Kompania ruse “TVEL”, një degë e Rosatom, përmbushi në kohë programin e saj për vitin 2022 për furnizimin e karburantit bërthamor. Ne nuk kemi asnjë dyshim se programi i furnizimit të vitit 2023 gjithashtu do të përmbushet pa vonesë. Këtë e..
Zëvendëskryeministri bullgar dhe ministër i punëve të brendshme Ivan Demerxhiev, zëvendëskryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kryetari i..
Në fillim të natës pas thyerjes së përkohshme të vranësirave ato do të rriten sërish deri në mëngjes nga perëndimi dhe do të fryjë erë..
Negociatat për bashkimin parazgjedhor mes formacioneve “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” (DB) tashmë janë duke u zhvilluar..