“Bullgaria ka treguar se është një model pozitiv për tolerancën dhe respektin mes njerëzve. Fakti që sot këtu janë ulur përfaqësuesit e katër feve kryesore në vend - të krishterët ortodoksë, katolikë, hebrenj dhe myslimanë”, është tregues. Këtë e theksoi kryeprokurori Ivan Geshev në një përshëndetje drejtuar pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare “NDALONI GJUHËN E URREJTJES” që po mbahet në Sofje.
Në një adresë video, Manfred Weber, kryetar i Grupit Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, theksoi se gjuha e urrejtjes ka natyrë ndërkufitare dhe kjo është arsyeja pse KE po ndërmerr veprime aktive për të luftuar këtë kërcënim. “Rreth 2 vjet më parë ne filluam një iniciativë për të zgjeruar listën e krimeve të BE-së për të përfshirë të gjitha format e krimeve të urrejtjes dhe gjuhën e urrejtjes bazuar në seksualitetin, gjininë, racën ose fenë”, kujtoi Weber.
Nënpresidentja Ilijana Jotova, nga ana e saj, vuri në dukje rolin e medias dhe ngriti çështjen e kufirit midis lirisë së fjalës dhe përgjegjësisë për atë që thuhet. Përdorimi i lajmeve të rreme është karburanti më i mirë për urrejtjen, tha ajo.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..