Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB ruan një epërsi prej 6.6% ndaj "Po e vazhdojmë ndryshimin"

Foto: rctrend.bg

Një vlerësim rekord i ulët për punën e parlamentit. Tërheqje e mbështetjes për presidentin nga mbështetësit e “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” – këtë e tregon sondazhi i fundit i agjencisë sociologjike “Trend”.

9% e të anketuarve vlerësojnë pozitivisht punën e deputetëve, 82% kanë vlerësim negativ. 26% janë të kënaqur me punën e qeverisë së përkohshme. Presidenti Rumen Radev miratohet nga 42 për qind e të pyeturve, 46 për qind janë të pakënaqur me të.

GERB mbetet forca e parë politike me 25.8% të preferencave. “Po e vazhdojmë ndryshimin” janë të dytat me 19.2%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) është e treta me 11.6%. Pasohet nga “Vëzrazhdane” me 11.3%. Partia Socialiste Bullgare (BSP) ruan vendin e pestë me 9%. Së fundi, janë “Bullgaria Demokratike” me 7,3% dhe “Ngritja Bullgare” me 4%.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit pranë Ruses

Nga 10 korriku fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit në afërsi të Ruses, njofton Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Punimet e ndërtimit do të kryhen çdo ditë gjatë orëve të ditës, 10-12 orë në ditë, sipas specifikave të aktiviteteve të..

botuar më 24-07-10 5.30.PD

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD