219 janë rastet e reja me koronavirus në Bullgari, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ.
5.13 për qind nga 4272 analizat e kryera janë pozitive, pra rastet aktive në vendin tonë janë 4577.
Janë 387 persona të infektuar në spital, dhe 32 në repartet e kujdesit intensiv.
140 pacientë u shëruan, 5 persona me koronavirus vdiqën dhe 60% e tyre nuk ishin të vaksinuar.
Numri total i vaksinave të administruara gjatë 24 orëve të fundit është 271.
Të gjitha rajonet e Bullgarisë janë të vendosura në të ashtuquajturën “zonë blu” për përhapjen e infeksionit, që nënkupton mungesën e masave kufizuese ndaj objekteve të ndryshme arsimore, sportive dhe tregtare. Megjithatë, rekomandohet mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura, veçanërisht në ambientet mjekësore, transportin publik etj., mbajtja e distancës dhe dezinfektimi i shpeshtë i duarve.Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..