Tradita e nderimit të Ditës së Shën Nikollës në stilin e vjetër u respektua këtë vit nga peshkatarët e qytetit Burgas. Kjo ditë bie më 19 dhjetor. Në fshatin e peshkimit Çengene Skele, në kuadrin e festës u shenjtërua një kishëze pranë klubit “Morski Sgovor”. Vite më parë, altari ndodhej në grykëderdhjen e lumit Ropotamo. Ai u shpëtua dhe u restaurua nga komuniteti lokal i peshkatarëve. Në kuadrin e festimit në fshat u shenjtërua edhe një bust-monument prej bronzi i ndërtuesit më të mirë të varkave në qytetin Burgas - Kosta Nikita, i cili ndërtoi qindra varka.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..