Në një ngërç politik, prej muajsh jemi dëshmitarë të stresit politik dhe dialogut të ndërprerë. Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878 në historinë e Bullgarisë nuk ka ndodhur kurrë që në 24 muaj të ketë 5 zgjedhje radhazi, tha doktori Pllamen Rusev, kryetar ekzekutiv i Fondacionit “Webit”.
Në forumin “Powers Summit” të organizuar nga fondacioni në Sofje, Agjencia “Trend” njoftoi një sondazh që tregon se 57 për qind e bullgarëve besojnë se jeta ishte më e mirë përpara ndryshimeve. Vetëm 29 për qind presin që jeta në vend të përmirësohet. I vetmi grup optimist është tek të rinjtë nga 18 deri në 29 vjeç. 68 për qind nuk janë të kënaqur me të ardhurat e tyre. Vetëm 11 për qind thanë se mund të kursejnë, dhe mbi 46 për qind po shpenzojnë tashmë nga kursimet e tyre.
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..