Vendpushimi "Maljovica" në Rilla pret mysafirët e tij dimërorë me një Qendër Mësimore të rinovuar dhe Muzeun e Alpinizmit, i cili është i organizuar në tre seksione tematike, mësojmë nga botimi online bgtourism.
Seksioni i parë i jep përparësi historisë dhe jetës në Kampin Qendror Alpin, veçanërisht në vitet e para të tij, pasi viti 2022 është viti i përvjetorit të shkollës malore vendase. Një rubrikë e veçantë në muze i kushtohet “alpinistit të shekullit” Hristo Prodanov, i cili nga 10 prilli 1985 deri më 1 janar 1992 ishte patron i shkollës. Vizitorët gjithashtu mund të mësojnë për disa nga arritjet më të rëndësishme të alpinizmit bullgar, kryesisht nga periudha e hershme e tij (deri në pushtimin e Everestit në 1984 nga Hristo Prodanov).
“Maljovica është një vend historik, për të kaluarën e të cilit duhet të dinë brezat e ardhshëm. Jemi në një vend, historia e të cilit është e lidhur me alpinizmin bullgar”, tha menaxheri i kompleksit, Janko Avramov, në hapjen zyrtare të muzeut dhe qendrës arsimore të rinovuar, që u bë ditë më parë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..