Pak minuta para fundit të vitit 2022, një vit plot kriza dhe sfida, presidenti Rumen Radev theksoi se “pikërisht në momentet e sprovave, kur ishte në rrezik jeta njerëzore dhe ndërgjegjja jonë, shoqëria tregoi ndjeshmëri dhe forcë shpirtërore, pjekuri dhe unitet për të rikthyer besimin se Bullgaria do të mbijetojë”.
Sipas Radev, “nuk ka synime të paarritshme atje, ku energjia e qytetarëve është përqendruar jo në shpëtimin e individit të veçantë, por në ngritjen e mbarë kombit, ku të gjithë mund të krenohen që janë pjesë e suksesit të përbashkët”, theksoi presidenti dhe falënderoi të gjithë ata që gjatë vitit të kaluar luftonin për një Bullgari më të mirë.
Presidenti Radev shprehu shpresën se në Vitin e Ri prioritetet e Kuvendit Popullor të Bullgarisë do të përkojnë me ato të qytetarëve dhe se partitë politike do të marrin përgjegjësinë e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të Bullgarisë. Kreu i shtetit uroi që Viti i Ri 2023 të na sjellë paqe, ta presim me besim në vetvete dhe shpresë për të ardhmen, për ta kapërcyer apatinë dhe përçarjen, sepse vetëm të bashkuar me forcën dhe talentin e të gjithë kombit, ne mund të ndërtojmë atë Bullgari ku fëmijët tanë mund të qëndrojnë dhe të jenë krenarë.
Le t'u urojmë një vit të suksesshëm bashkatdhetarëve tanë në të gjitha anët e botës. Le të kalojë Viti i Ri pragun e shtëpive tona me shëndet, dashuri dhe begati”, përfundoi kreu i shtetit.Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria,..