Pak minuta para fundit të vitit 2022, një vit plot kriza dhe sfida, presidenti Rumen Radev theksoi se “pikërisht në momentet e sprovave, kur ishte në rrezik jeta njerëzore dhe ndërgjegjja jonë, shoqëria tregoi ndjeshmëri dhe forcë shpirtërore, pjekuri dhe unitet për të rikthyer besimin se Bullgaria do të mbijetojë”.
Sipas Radev, “nuk ka synime të paarritshme atje, ku energjia e qytetarëve është përqendruar jo në shpëtimin e individit të veçantë, por në ngritjen e mbarë kombit, ku të gjithë mund të krenohen që janë pjesë e suksesit të përbashkët”, theksoi presidenti dhe falënderoi të gjithë ata që gjatë vitit të kaluar luftonin për një Bullgari më të mirë.
Presidenti Radev shprehu shpresën se në Vitin e Ri prioritetet e Kuvendit Popullor të Bullgarisë do të përkojnë me ato të qytetarëve dhe se partitë politike do të marrin përgjegjësinë e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të Bullgarisë. Kreu i shtetit uroi që Viti i Ri 2023 të na sjellë paqe, ta presim me besim në vetvete dhe shpresë për të ardhmen, për ta kapërcyer apatinë dhe përçarjen, sepse vetëm të bashkuar me forcën dhe talentin e të gjithë kombit, ne mund të ndërtojmë atë Bullgari ku fëmijët tanë mund të qëndrojnë dhe të jenë krenarë.
Le t'u urojmë një vit të suksesshëm bashkatdhetarëve tanë në të gjitha anët e botës. Le të kalojë Viti i Ri pragun e shtëpive tona me shëndet, dashuri dhe begati”, përfundoi kreu i shtetit.Paga mesatare në Sofje në mars ka qenë mbi 2700 leva (1380 euro). Në rajonet e tjera të Bullgarisë ajo është nën 2000 leva (986 euro). Paga mesatare për tremujorin e parë për të gjithë vendin është 1882 leva (962 euro), sipas Institutit Kombëtar të..
Bashkatdhetarja jonë Dejana Minçeva Viktorson prej 13 vitesh prezanton traditat, zakonet, kulturën, historinë dhe kuzhinën bullgare për banorët e ishullit Phuket, në Tajlandë. Në Phuket, Dejana njihet jo vetëm mes bullgarëve, por edhe si..
Festivali njëditor "Dita e Bletëve" 2023 zhvillohet më 20 maj në livadhin e madh në Parkun Jugor në Sofje. Festa synon të tërheqë vëmendjen tek bletët, ndërsa rasti është Dita Botërore e Bletës. Organizatorët nga Shoqata "Mjalti i Vërtetë" kanë..
Bashkimi Evropian pret të intensifikohen përpjekjet për ndërhyrje të huaja dhe manipulimin e informacionit përpara zgjedhjeve evropiane në qershor të..
“Të gjitha mendimet tona tani janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar artisti bullgar me famë botërore Teodor Ushev në profilin e tij në..