Në një ceremoni të shkurtërPresidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë për formimin e qeverisë grupit të dytë parlamentar më të madh në parlamentin e 48-të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
“Ne po e propozojmë akademikun Nikollaj Denkov për kandidat për kryeministër”, tha kryetari i grupit parlamentar të “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Andrej Gjurov.
Besoj se do ta shfrytëzoni kohën për të kërkuar mbështetjen e nevojshme nga forcat e tjera politike dhe do të ktheheni me një mandat të plotësuar, tha Radev.
“Po e pranoj këtë mandat të dytë me vetëdijen e qartë se detyra është jashtëzakonisht e vështirë”, u përgjigj kandidati për kryeministër. “Shumë njerëz madje thonë se është e pamundur. Por ne jemi të bindur se duhet të bëjmë gjithçka që duhet për të formuar një qeveri. Shumë probleme janë grumbulluar, shumë reforma janë vonuar dhe ne kemi nevojë për një qeveri që do t'i bashkojë njerëzit dhe do t'i zgjidhë problemet e tyre. Kjo është arsyeja se pse ne kemi ndryshuar qasjen në përgatitjen dhe zbatimin e këtij mandati. Ne i kemi shfrytëzuar festat për të përcaktuar 4 synime kombëtare që besojmë se i bashkojnë njerëzit dhe formacionet politike dhe për të bërë një listë aktivitetesh që, nëse kryhen në vitin 2023, do të na afrojnë me përmbushjen e këtyre synimeve kombëtare dhe do të rivendosin besimin e njerëzve në politikanë. Në diskutimin e këtyre qëllimeve dhe zbatimin e tyre u përfshinë 3 formacione - "Bullgaria Demokratike", Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe "Ngritja Bullgare", tha Denkov.Bullgaria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në eurozonë, pasi inflacioni po zvogëlohet drejt kufijve të përcaktuar nga kriteret. Këtë e tha për BTA, presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso...
Ministri i jashtëm Georg Georgiev bisedoi në telefon me homologun e tij izraelit Gideon Saar. Diplomati i parë i Izraelit shprehu ngushëllimet për të afërmit e bullgarit të vdekur në Gaza. Saar shpjegoi se sipas ushtrisë izraelite, incidenti tragjik..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen..
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për..
Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë..