Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vetëm gjysma e bullgarëve e mbështesin anëtarësimin tonë në BE

Foto: BGNES

Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit, të porositur nga Parlamenti Evropian, vetëm 49 për qind e bullgarëve të anketuar e konsiderojnë anëtarësimin tonë në BE si një gjë të mirë. Nga ana tjetër, krizat dhe veçanërisht lufta në Ukrainë e forcojnë mbështetjen për anëtarësimin në Union dhe për këtë shkak 62 për qind e të anketuarve në BE mendojnë se ajo është e mirë. Në të njëjtën kohë, 54 për qind e të anketuarve në vendin tonë mendojnë se anëtarësimi në BE është i rëndësishëm dhe 60 për qind - që ne kemi përfituar prej tij. Për 53 për qind të bashkatdhetarëve tanë të anketuar, anëtarësimi në BE hap mundësi të reja pune.

Sondazhi gjithashtu bën të qartë se 7 nga 10 të anketuar në të gjitha vendet e BE-së janë të shqetësuar për krizën e kostos së jetesës dhe presin masa shtesë nga Brukseli. Më të shqetësuarit janë në Greqi - 100 për qind, Qipro - 99 për qind, Itali dhe Portugali - 98 për qind secila. Në Bullgari, përqindja është gjithashtu ndër më të lartat - 96 për qind.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Donacion nga Bullgaria për bullgarët në Prespën e Vogël

Një tjetër donacion të madh për rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, ku jetojnë edhe njerëz me rrënjë bullgare, bëri Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. Pas kërkesës së kryetarit të Komunës Pustec Pali Kolevski dhe nënkryetarit Jani Nikolla,..

botuar më 24-04-30 4.41.MD

6240 harabela u numëruan nga vullnetarët në mbarë Bullgarinë

Më 27 prill, vullnetarë nga gjithsej 465 rajone në të gjithë Bullgarinë morën pjesë në edicionin e tetë të fushatës "Ne numërojmë harabelat" të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. U numëruan gjithsej 6240 harabela të tre llojeve - shtëpiake,..

botuar më 24-04-30 3.51.MD

Gjysma e popullsisë së Bullgarisë jeton në dy nga gjashtë rajonet e vendit

Më 31 dhjetor 2023, popullsia e Bullgarisë është 6 445 481 njerëz, ose 1,4% e popullsisë së BE-së, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Burrat janë 3 097 698 (48,1%), dhe femrat – 3 347 783 (51,9%). Përqindja e..

botuar më 24-04-29 3.52.MD