Në Pamporovo shihet një rritje të konsiderueshme nga tregjet e Ballkanit gjatë 3 muajve të fundit, duke përfshirë turistë nga Rumania, Moldavia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, tha drejtori ekzekutiv i resortit Marian Beljakov. Në një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Operatorëve Turistik Tuq TÜRSAB, të cilët vizituan Pamporovo si pjesë e një turi informues, ai shpjegoi se planet për zhvillimin e kësaj pushimore malore nuk janë në drejtim të masës totale. Rajoni ka rreth 8-9 mijë shtretër hotelesh. Ne duam që pas 5-6 vitesh Pamporovo të jetë një resort butik, luksoz dhe i shtrenjtë, theksoi Beljakov. Sipas tij, shërbimi i skive nuk duhet parë si diçka e lirë. Gjatë 10 viteve të fundit, fonde jashtëzakonisht të mëdha janë të investuara dhe vazhdojnë të investohen në zonën e skive, tha Beljakov.
Destinacionet turistike urbane po rimëkëmben shumë shpejt pas pandemisë së koronavirusit. Ndërmarrja Komunale të Turizmit në Sofje pret një rimëkëmbje të numrit të turistëve nga para pandemisë dhe rezultate edhe më të mira këtë vit. Në vitin..
Që nga fillimi i vitit 2023, ka pasur një rritje të ndjeshme të pasagjerëve në Aeroportin e Varnës. Duket se kryeqyteti ynë detar popërpiqet të kompensojë mungesën serioze të lëvizjeve në dy vitet e fundit, lidhur me pandeminë COVID-19. U fol edhe..
Anija e parë e lundrimit në Danub për sezonin turistik u ankorua më 20 mars në portin e Vidinit. Vidin – qyteti evropian danubian me histori të pasur Vidin – një përrallë shumëshekullore Një shëtitje në Vidin me Volen Antovin..