Presidenti Rumen Radev u takua me fëmijë survakarë /fëmijë që shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar Vitin e Ri/ nga dy shkollat e qytetit të Slivenit me rastin e pritjes së Vitit të Ri të romëve - Vasilica, njofton uebfaqja e institucionit. Ai i ka përshëndetur me rastin e festës dhe i ka uruar për rezultatet e larta në klasë. “Sukseset tuaja janë gëzim jo vetëm për prindërit dhe familjet tuaja, janë krenari për të gjithë ne”, iu drejtua kreu i shtetit nxënësve duke u uruar që të shikojnë me besim drejt së ardhmes. Rumen Radev falënderoi mësuesit dhe edukatorët për punën e përkushtuar me fëmijët. "Kjo është rruga që Bullgaria të ketë një të ardhme dinjitoze dhe të suksesshme", tha ai.
Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..
Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së,..
Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Bojko Borisov, i dërgoi një refuzim zyrtar DPS-së dhe konfirmoi qëndrimin e koalicionit se nuk do të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e dytë. Në një njoftim për shtyp të GERB..