Vetëm 11% e bullgarëve kanë arritur të kursejnë nga të ardhurat e tyre vitin e kaluar, tregon studimi i kryer nga qendrakërkimore "Trend". 39 % kanë jetuar normalisht, por pa lënë fonde mënjanë, 19% kanë shpezuar nga kursimet e tyre dhe 27% iu drejtuan marrjes së kredive. Sipas studimit, përkeqësimi i situatës financiare të njerëzve në vendin tonë vjen për shkak të tre arsyeve kryesore - rritja e çmimit të produkteve ushqimore, rritja e kostos së energjisë dhe inflacioni.
Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i depozitave bankare u ul me më shumë se 360 mijë dhe një pjesë e madhe e qytetarëve vazhdojnë të mbyllnin llogaritë e tyre më të vogla bankare, gjë e cila është një tjetër trend. Ai bazohet në varfërimin e popullsisë që nga viti 2020 si pasojë e krizës shëndetësore dhe ekonomike, komentoi "Trend". Një analizë e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) tregon se 2/3 e të gjitha llogarive bankare ruajnë shuma të vogla deri në 2500 leva. Në fakt, kur mundet një punonjës të fillojë të kursejë?
“Inflacioni pakëson të ardhurat e disponueshme të shumë njerëzve, veçanërisht atyre që gjenden në fund të piramidës së të ardhurave, dhe kjo nuk i lejon ata të kursejnë – tregon gjendjen aktuale Adrian Nikollov nga Instituti për Ekonomi Tregu. “Në të njëjtën kohë, rritet pjesa e kredive të shpejta, përfshirë kreditë e pashlyera, çka do të thotë se gjithnjë e më shumë njerëz nuk janë në gjendje të mbulojnë shpenzimet ditore dhe javore me pagën e tyre.
Vladimir Georgiev, drejtor i degës së bankës në Vidin - një qytet në rajonin ekonomikisht të prapambetur veriperëndimor të vendit, jep një shpiegim më qetësues:
“Me sa shoh, tendencat nuk janë as pozitive dhe as negative. Disa nga njerëzit që kanë lënë mënjanë para gjatë viteve kanë blerë prona. Nuk po shihet ndonjë tërheqje apo shpenzime masive të parave, kështu që nuk ka ndryshim në depozita.”
Punonjësi i bankës shton se klientët preferojnë t'i mbajnë kursimet në euro për shkak të adoptimit të pritshëm të saj si monedhë zyrtare në vendin tonë. Por duke qenë se edhe hyrja jonë në Eurozonë nuk i ka shpëtuar dozës së zakonshme të konspiracizmit shoqëror, ekonomisti Adrian Nikollov paralajmëron për një fenomen të ardhshëm:
“Eurozona mund të rezultojë si një sinjal për të shpenzuar, pasi ekziston një teori, e pa mbështetur nga faktet reale, që pranimi ynë do të çojë në inflacion të lartë, në një rritje të shpejtë të çmimeve – shpjegon ai. - Kjo ka shumë të ngjarë të shtyjë shumë njerëz të heqin qafe kursimet e tyre në para, nga frika se ato do të zhvlerësohen shumë shpejt - pavarësisht pritshmërive serioze që me adoptimin e euros, çmimet do të mbeten ashtu siç ishin në leva.
Pasi kanë hyrë tashmë në Vitin e Ri, qytetarët, sipërmarrësit, politikanët i bëjnë vetes të njëjtën pyetje në lidhje me mirëqenien financiare - a do të jetë ky një vit më i qëndrueshëm dhe i pasur?
"Sa më shumë Evropa të diversifikojë burimet e saj të gazit natyror dhe naftës, aq më shumë do të rrisë sigurinë e saj - beson Adrian Nikollov. - Ky është aktualisht fokusi i madh i partnerëve tanë tregtarë - diversifikimi, prishja e marrëdhënieve me Rusinë dhe gjenerimi i sigurisë energjetike. Në vendin tonë, një burim shtesë i pasigurisë ekonomike është paqëndrueshmëria politike dhe parametrat kyç të paqartë buxhetor. Përndryshe, në përgjithësi situata duket mjaft optimiste, por duhet të kemi parasysh këto gracka të mundshme.”
Sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe BNB, ky vit do të shënojë ulje të inflacionit, por edhe rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Të marrim ajër të qetë apo të shtrëngojmë rripat e sigurimit?
“Vitin 2023 do ta përcaktoja si vit stabilizimi, por jo i një rritjeje të tepërt – përgjigjet ekonomisti Rumen Gëllëbinov. - Unë po pres më tepër një rritje mjaft modeste të PBB-së, por shpresoj inflacioni të qetësohet dhe çmimet të mos rriten shumë. Është mirë që këtë vit secili prej nesh të mendojë për rritjen e të ardhurave, për mundësitë për të ardhura shtesë, pasi proceset do të vazhdojnë. Nëse nuk kemi një pandemi dhe lufta në Ukrainë merr fund, shumica e gjërave do të gjejnë një ekuilibër të mirë”.
Tekst: Diana Cankova (bazuar në intervistat e Pllamen Kocev dhe Jordanka Petrova nga BNR – Vidin)
Përgatitinë shqip: Kostandina Bello
Foto: BGNES
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..