Bullgari Grigor Dimitrov u kualifikua lehtësisht për të nëntën herë në raundin e tretë të Australian Open. Tenisti bullgar i vendosur nën numrin e 27 në skemë mposhti Lasllo Xhere me rezultat 6:3, 6:2, 6:0, në Melburn. Ai vazhdon pa humbur asnjë set në turneun Grand Slam. Grigor regjistroi 31 fitore në 93 minuta lojë dhe përfundoi ndeshjen me 18 goditje fituese me 16 gabime të paplanifikuara.
Dimitrov do të përballet me nëntë herë kampionin e Australian Open, Novak Gjokoviq në raundin e tretë të shtunën.
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..