Një minë lundruese u asgjësua pasditen e sotme 200 metra nga bregu përballë fshatit Tjulenovo, komuna e Shabllës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Sinjalin për ushtrinë e dha guvernatori rajonal i qytetit Dobriç. Specialistët e klasifikuan minën si spirancë, tip “Jam”, të vendosur në pozicion luftimi.
Ky nuk është rasti i parë që një minë zbulohet dhe asgjësohet në ujërat bullgare. Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Forcat Detare janë në gatishmëri të vëzhgojnë dhe të asgjësojnë minat detare për të siguruar lundrimin e lirë në hapësirat detare bullgare.
Ukraina nuk ka kërkuar leje për të goditur objektivat në Rusi me armët e ofruara nga Bullgaria, tha Ministria e Mbrojtjes për BNR, duke specifikuar se kjo është e pamundur me fondet e dhëna. Në zbatim të vendimeve për ndihmën ushtarake të miratuar..
Ndërsa në Bullgari dhe Evropë numëronin fletëvotimet pas zgjedhjeve parlamentare më 10 qershor, Ministria e Financave shiti borxhin e qeverisë për 400 milionë leva ose gati 200 milionë euro. U njoftua se do të emetoheshin letra me vlerë për 200..
“GERB-SDS” është forca e parë politike në votimin për parlamentin kombëtar të mbajtur më 9 qershor me 100% të protokolleve të numëruara seksionale zgjedhore, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rezultatet janë këto: GERB-SDS..
Më 15 dhe 16 qershor, Zlatograd mirëpret edicionin e 8-të të Asamblesë së Sheqerit "Bullgaria ime". Do të mbahet një takim kombëtar i pastiçerëve dhe..
Në maj 2024, inflacioni mujor ishte -0.2%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI). Inflacioni që nga fillimi i vitit (maj 2024..