116 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit, krahasuar me 166 persona që ishte treguesi 7 ditë më parë. Rastet u rritën me 84 nga një ditë më parë. Mbi 60% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 2.2% e 5265 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 3% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg. Një javë më parë, përqindja ishte 3.1 për qind.
Rastet e regjistruara aktive janë ulur me 103 në 3270, ndërsa të martën e kaluar ishin 3451. Në spitale janë shtruar 45 të infektuar. 34 nga të sapo pranuarit ose 75.56% nuk ishin të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 12 në 323. Janë 42 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 4 persona me Covid të konfrmuar. Dy nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Të hënën janë shëruar 215, janë bërë 126 vaksina.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..