Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri në detyrë i drejtësisë ndodhet për një vizitë në SHBA

Ministri Krum Zarkov dhe Richard Nephew, koordinator i SHBA në luftën kundër korrupsionit global
Foto: justice.government.bg

Ministri në detyrë i drejtësisë Krum Zarkov mori një garanci nga Richard Nephew, koordinator i SHBA në luftën kundër korrupsionit global, se Uashingtoni vazhdon të mbështesë përpjekjet e Bullgarisë për të zbatuar reformat e nevojshme për sundimin e ligjit.

Zarkov dhe Nephew biseduan për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Bullgaria dhe rajoni dhe për mundësitë e bashkëpunimit me SHBA-në për tejkalimin e tyre, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Zarkov ndodhet në SHBA për Samitin e Demokracisë të iniciuar nga Shtëpia e Bardhë dhe po merr pjesë në grupin e kontaktit që përgatitet për Samitin e Nismës 2023. Ai gjithashtu ka takime në Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Drejtësisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD