Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut duhet të dëshmojnë se po luftojnë aktivisht kundër fushatës antibullgare

Rumen Radev
Foto: BGNES

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari lidhur me deklaratën e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimin e shprehur për ndalimin e hyrjes në vend të një eurodeputeti bullgar dhe shtetasve të tjerë të Bullgarisë, kreu i shtetit bullgar Rumen Radev tha se nuk mjafton më që institucionet e Maqedonisë së Veriut të dëshmojnë se nuk janë pjesë e fushatës antibullgare.

“Është koha që ata të dëshmojnë se po luftojnë aktivisht kundër kësaj fushate”, tha Rumen Radev. “Maqedonia e Veriut nuk i ka nisur as negociatat. Ajo ende nuk e ka hapur derën e dhomës ku do të zhvillohen këto negociata”, theksoi presidenti bullgar dhe shtoi se do të aktivizohen të gjithë mekanizmat evropianë për t’i dhënë fund urrejtjes antibullgare në Maqedoninë e Veriut.

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Sllovenia vendos postblloqe policore në kufijtë e saj Sllovenia do të vendosë pika kontrolli policore në territorin e saj pranë pikave kufitare, duke përfshirë përgjatë kufirit me Kroacinë. Regjimi Shengen mbetet në fuqi dhe kalimi do të jetë i..

botuar më 23-09-29 9.30.MD

Fillon fushata parazgjedhore e kandidatëve për pushtetin vendor

Pikërisht pas një muaji, më 29 tetor, bullgarët do të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë për katër vitet e ardhshme. Janë 30 ditë në të cilat kandidatët duhet t’i paraqesin qytetarët idetë e tyre për zhvillimin e vendbanimeve,..

botuar më 23-09-29 7.10.PD

Interesa politike dhe kishtare qëndrojnë pas kazusit me Kishën Ruse në Sofje

Në fund të javës së kaluar, priftërinjve nga Kisha Ruse në Sofje iu kërkua të largoheshin nga vendi, pasi ata përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare. Ndër të dëbuarit ishte edhe Arkimandrit Vasian. Lidhur me këtë, ministri i mbrojtjes..

botuar më 23-09-27 10.50.PD