Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sulmuan dhe rrahën sekretarin e klubit kulturor bullgar në Ohër

Foto: BGNES

Sekretari i klubit kulturor bullgar “Mbreti Boris III”  në Ohër është rrahur mbrëmë dhe me nofullën e thyer është dërguar në spital, informoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Është konstatuar se kanë qenë tre sulmues dhe janë identifikuar. Në përgjigje të sulmit, eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev bëri thirrje në profilin e tij në Facebook për t'i dhënë fund dhunës, urrejtjes dhe diskriminimit. “Pres një përgjigje të menjëhershme nga autoritetet në të dyja vendet! Kjo situatë është e patolerueshme”, ka theksuar Kovaçev duke shtuar se këtë atmosferë urrejtjeje e ka krijuar klasa politike, mediat dhe rrethet akademike. Kovaçev ka biseduar në telefon me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Si kundërpërgjigje ndaj sulmit brutal, në faqen e klubit kulturor bullgar “Ivan Mihajllov”  në Manastir shkruan se po të quhesh bullgar në Maqedoni kjo do të thotë sulme barbare dhe rrahje. "Tani sulmuesit do t'i dënojnë me kusht si Lambe (Alabakovski) dhe sulmet do të vazhdojnë edhe më të egra!" Është koha që Bullgaria të kujdeset për bullgarët që nuk jetojnë në vendlindje!”, kanë shkruar përfaqësuesit e klubit në Manastir.

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia shënon 24 vjet nga bombardimet e NATO-s 24 vjet më parë - më 24 mars 1999 filloi bombardimi i NATO-s në Jugosllavi, gjatë të cilit, sipas burimeve jozyrtare, në 11 javë vdiqën rreth 2500 civilë dhe rreth 1000 ushtarë e policë, shkruan..

botuar më 23-03-24 2.45.MD

Presidenti Rumen Radev: Pas mbylljes së qendrës bullgare në Manastir qëndron paniku dhe pafuqia

“Vendimi i autoriteteve në Maqedoninë e Veriut për të fshirë nga regjistri qendror qendra kulturore bullgare “Ivan Mihajllov” në Manastir është shprehje e pafuqisë”, komentoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Bruksel. Autoritetet në..

botuar më 23-03-23 7.01.MD
Kostadin Koxhabashev

Shkupi tenton të ideologjizojë të drejtat e bullgarëve maqedonas

Jemi thellësisht të shqetësuar nga veprimet e vazhdueshme të Shkupit për të kufizuar të drejtat e asociimit dhe shprehjes së lirë të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, tha zëvendësministri i jashtëm dhe zëdhënës i Ministrisë së Jashtme..

botuar më 23-03-23 2.52.MD