Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është për konsolidimin e mirëbesimit në kremtimin e historisë së përbashkët me Shkupin

Foto: arkiv

Ministria e Punëve të Jashtme tha se politikanët dhe figurat publike nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë një rol të përgjegjshëm në krijimin e besimit dhe fqinjësisë së mirë. Theksohet se deklaratat publike që fyen ose provokojnë palën tjetër janë absolutisht të papranueshme dhe kundërproduktive. Ato nuk janë dhe nuk mund të interpretohen si qëndrim zyrtar i Sofjes. Duke pasur parasysh historinë e përbashkët që lidh dy vendet, festimet e ngjarjeve dhe personaliteteve të përbashkëta historike, siç është përvjetori i 120-të të lindjes së revolucionares Mara Buneva, duhet të çojnë në forcimin e besimit dhe fqinjësisë së mirë.

Jo më pak të rrezikshme janë apelet e partive margjinale në Maqedoninë e Veriut kundër politikanëve dhe figurave publike bullgare të cilët janë të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe projektet për afrimin e njerëzve mes dy vendeve, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme.


Më shumë nga rubrika

Çfarë do të thotë partneriteti strategjik bullgaro-rumun?

Pasqyrimi mediatik i vizitës së presidentit rumun Kllaus Iohanis në Sofje më 15 mars nuk na befasoi. Presidenca rumune, si zakonisht, e vuri theksin në bisedimet mbi sigurinë, ndërsa pala bullgare e diskutoi bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve...

botuar më 23-03-17 3.37.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Para zgjedhjeve presidenciale kreu i shtetit të Malit të Zi shpërndau parlamentin Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç , ka shpërndarë me dekret parlamentin në Podgoricë, raporton BTA. Kjo ndodhi pasi afati për parlamentin e 27-të..

botuar më 23-03-17 2.08.MD

Loïc Grard: Evropa nuk është problemi, por zgjidhja

Ne duhet të jemi optimistë për unitetin e Evropës, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesor Loïc Grard, profesor i së drejtës publike në Universitetin në Bordo, në një intervistë për Radio Bullgarinë. Rasti – një debat mbi ndërtimin..

botuar më 23-03-14 2.52.MD