Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sulm i ri masiv ajror rus kundër Ukrainës

Foto: unuan.net

Mbi ¾ e territorit të Ukrainës, u vendos një kod i kuq i rrezikut ajror. Ukrainasit u paralajmëruan të marrin parasysh sinjalet e alarmeve dhe të shkojnë në vendet për fshehje menjëherë për shkak të sulmeve ruse. Rryma elektrike u ndërpre në shumë vende. Gjatë natës, u rrëzuan 25 dronë të lëshuar nga bregu rus i Detit Azov, 15 prej të cilëve u rrëzuan aksidentalisht mbi Kievin. Raportohet se tri raketa u rrëzuan mbi Nikollaev.  Nga ajri aviacioni strategjik rus realizon goditje nga rajoni i Detit Kaspik. Anijet ruse me raketa “Kalibër” në Detin e Zi janë gjithashtu gati për të goditur, njoftoi Natalija Gumenjuk, zëdhënëse e Komandës Operative Jugore.

Në portin e Hersonit, dy anije turke, të bllokuara atje që nga fillimi i luftës, u goditën nga raketa dhe u dogjën, raporton Reuters.

Rusia po rrit presionin në betejën për Bahmut dhe Ugledar në rajonin e Doneckut, tha zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Anna Maljar. Kiev pranoi se tërhoqi njësitë e tij nga Soledar në pozicionet e përgatitura prapa qytetit. Sipas palës ukrainase, Soledar, ndryshe nga Bahmut, nuk mund të mbrohet më për shkak të shkatërrimit të plotë të qytetit nga artileria ruse, e cila ka epërsi zjarri.

Frank Saint-John, drejtor ekzekutiv i kompanisë prodhuese të avionëve F-16, tha se Lokheed Martin është gati të sigurojë avionët e saj në vendet evropiane, të cilat në këmbim dërgojnë avionët e tyre të vjetër sovjetikë në Ukrainë. Kompania nuk është e përfshirë në negociatat e drejtpërdrejta operative për rieksportin, por është e gatshme të rrisë prodhimin e saj për të siguruar kontratën, tha Saint-John, cituar nga “Financiale Times”. Sipas botimit, Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë kërkesën e Kievit për F-16 sepse ka frikë se mund të përdoren për të goditur territorin rus.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD

Parlamenti miratoi një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në Ukrainë

Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..

botuar më 25-02-21 1.36.MD

U zbulua një grup kriminal që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 10 milionë levash

Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..

botuar më 25-02-21 12.01.MD