Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë na ofron në vitin 2023 Muzeu i vetëm Etnografik në të hapur në vendin tonë “Etëra”?

Foto: Facebook/@etar.gabrovo

Në vitin 2023 kalendari i Muzeut të vetëm Etnografik në të hapur në vendin tonë “Etëra” do të na ofrojë një sërë ekspozitash, demonstrimesh, festivalesh dhe eventesh të ndryshme që lidhen me folklorin, zanatet dhe etnografinë. Përveç ngjarjeve tradicionale që rikrijojnë traditën rreth Llazarovdenit (Dita e Llazarit), Shën Gjergjit, Vitit të Ri etj., momentet e reja këtë vit do t'u kushtohen objekteve ujore, të cilat janë 10 në numër në muze. Restaurimi dhe konservimi i tyre do të përfundojë në fund të prillit. Në fundjavë të caktuara gjatë verës, këto eksponate origjinale do t'u demonstrohen vizitorëve, saktësoi prof. Svetllana Dimitrova në një intervistë me Neli Angellovën nga BNR - Stara Zagora.

“Interesantja është se kantieri i sharrave, të cilin nuk e kemi përdorur prej më shumë se 35 vitesh, do t'u tregohet vizitorëve se si funksionon. E ashtuquajtura “Dolapkinja” - ky është një mulli, i vetmi që ruhet me të gjitha pjesët e tij në muzeun tonë, do të shfaqet edhe në veprim. Ai përbën një objekt kompleks për bluarjen e drithërave. Deri më tani ka lëvizur vetëm rrota e tij, e cila përdorte ujë për të fuqizuar mekanizmin, por tani do të lëshojmë gurët e mullirit. Punëtoria e gajtanëve do t'i lejojë vizitorët të vëzhgojnë mekanizmin e funksionimit të pjesëve të saj, pasi do të ketë ndriçim të ri që do t’i bëjë të dukshme këto pjesë të saj. Edhe dërstila do të funksionojë dhe do të mund të tregojmë se si është bërë dërstilimi që nga hera e fundit që aty ka pasur demonstrata 10 vjet më parë”.


Për herë të parë këtë vit në Etëra do të mbahet nisma “Mejdani me hua”. Në muzeun e hapur do të ftohen përfaqësues të vendbanimeve të ndryshme për të prezantuar dhe treguar ritet karakteristike të rajonit të tyre. Në vitin 2023 do të festohet 100 vjetori i Karnavalit të Humorit dhe Satirës në Gabrovo. “Në të do të marrin pjesë edhe thesaret e gjalla njerëzore të Bullgarisë, të shpallura në vitin 2022”, thotë prof. Dimitrova dhe shton:

“Në mesin e tyre është edhe punonjësi ynë, mjeshtri mutaf Hristo Marinov. Por ka edhe persona të tjerë mjaft interesantë që e kanë marrë këtë titull nderi “thesar i gjallë njerëzor”. Mes tyre ka edhe njerëz që kanë aftësi në gatim, vallëzim, këndim dhe muzikë. Shpresoj që të ftuarit e karnavalit të kenë mundësi, që pas eventit, të shohin në territorin e muzeut tonë demonstratat e të gjithë këtyre njerëzve që kemi ftuar”.

Hristo Marinov

Si ngjarjen më të shumëpritur, prof. Dimitrova e cilëson rikthimin në Etëra të Panairit Ndërkombëtar të Artizanatit pas një pauze gati 3-vjeçare për shkak të pandemisë. Edicioni i tij i 18-të vjen në shtator. Pritet pjesëmarrje serioze edhe nga jashtë.

Për herë të parë në këtë edicion të panairit do të ketë një garë për mjeshtër në argjendari”, thotë prof. Dimitrova. – Përveç konkursit për mjeshtër, në ditët e panairit do të ketë edhe konkurs të kandidatëve për mjeshtër – të gjithë këta janë të rinj. Presim studentë dhe nxënës nga Akademia Kombëtare e Arteve dhe nga Shkolla e Mesme Kombëtare e Arteve të Aplikuara “Shën Luka” në Sofje për të marrë pjesë në garën për të rinj. Për herë të parë, vizitorët tanë do të mund të shikojnë edhe qendrën e re muzeale, e cila do të vendoset në ndërtesën historike të hanit Krëstnik-Kollçov”.

Edhe këtë vit, Etëra do të presë edicionin e programit edukativ "Në botën e arkitekturës së malit të vjetër", si dhe të simpoziumit ndërkombëtar për land art dhe për artin kinetik "Kevis". Nuk do të mungojë as këndimi i djemve të shkollës së kolendarëve.


Përpiloi: Veneta Nikollova /bazuar në një intervistë me Neli Angelovën nga BNR - Stara Zagora/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/@etar.gabrovo


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD