Ministri i jashtëm Nikollaj Millkov raportoi për politikën e jashtme të qeverisë së përkohshme. Prioriteti i parë ishte organizimi i zgjedhjeve më 2 tetor. Ato u zhvilluan në mënyrë të qetë, pa ankesa, në 755 qendra votimi, në 62 vende dhe 178 000 bullgarë votuan jashtë vendit. Do të jetë gjithnjë e më e vështirë organizimi i zgjedhjeve jashtë vendit dhe ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor do ta komplikojnë edhe më shumë procesin më 2 prill, tha Millkov.
Lufta në Ukrainë ishte një temë për të cilën ne mbetëm një lidhje e fortë në NATO, i dhamë ndihmë Kievit dhe u udhëhoqëm nga e drejta ndërkombëtare.
Vazhduam përpjekjet për të përmbushur marrëveshjet me Shkupin dhe për të reduktuar përshkallëzimin e tensionit, duke mbrojtur interesat dhe të drejtat e të gjithë bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, njoftoi ministri i jashtëm në detyrë duke shtuar se Bullgaria kurrë nuk ka qenë aq afër Shengenit sa sot.Në muajin prill, vendi ynë do të fillojë të marrë fondet evropiane për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së në luftën kundër migracionit të paligjshëm, njoftoi presidenti Rumen Radev pas samitit në Bruksel. Bullgaria merr pjesë dhe..
Aktorja e madhe Geraldine Chaplin ndodhet në Sofje si një nga të ftuarit special të “Sofia Film Fest” , transmetoi BNT. Në eventin ndërkombëtar kinematografik ajo do të prezantojë filmin e saj më të ri “Luka” , në të cilin luan rolin e një..
Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje do të jetë 3°. Para mesditës do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira dhe reshje nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 24°, në..