Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biden do të diskutojë me Zelenski se çfarë armësh të reja t’i dërgojë Ukrainës

Foto: Pexels

Joe Biden tha se do të diskutojë me Vollodimir Zelenski kërkesat e fundit të Ukrainës për armë të avancuara për të zmbrapsur sulmet ruse. I pyetur nga gazetarët nëse ai mbështet dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, presidenti amerikan u përgjigj negativisht.

Pasi Rusia nuk tregon shenja të ngadalësimit në shkatërrimet në Ukrainë, Zelenski po bën thirrje për armë gjithnjë e më të fuqishme dhe të avancuara. Në këtë rast, bëhet fjalë për avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin objektivat ruse shumë prapa vijës së frontit.

Ndërkohë, u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara po përgatisin më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake, e cila pritet të përfshijë jo vetëm raketat e kërkuara, por edhe pajisje mbështetëse për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe armët antitank Javelin.

Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andrij Ermak, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të furnizojë vendin e tij me të gjitha llojet e armëve. Ai theksoi se shtyrja e armatimeve, si dhe pakoja e dhjetë e sanksioneve kundër Rusisë, mbart rreziqe. “Rusët po përpiqen të ringjallin perandorinë e tyre. Ukraina është thjesht gur themeli për dominimin e kontinentit”, tha Ermak, duke shtuar se mbështetja për Ukrainën është mbështetje për sigurinë e Evropës.

Vlladimir Putin vendosi një regjim të pacaktuar të rritjes së kërcënimit terrorist në rajonet kufitare të Rusisë me Ukrainën, njoftoi korrespondenti i BNR në Moskë. Regjimi hyri në fuqi për herë të parë në pranverën e vitit të kaluar dhe deri më tani rinovohej çdo 15 ditë. Dekreti presidencial parashikon rritjen e inspektimeve të makinave që lëvizin midis zonave të përcaktuara në dokument. Një urdhër tjetër i presidentit Putin detyroi ministritë e jashtme dhe ushtarake të lidhin një marrëveshje me Bjellorusinë për të krijuar qendra të përbashkëta të trajnimit luftarak për stërvitjen ushtarake.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 korrikun

Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..

botuar më 24-07-10 7.20.MD
Selia e BSP-së në Sofje

Dhe BSP nuk do të marrë pjesë në negociatat me DPS për një qeveri

Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së,..

botuar më 24-07-10 5.56.MD
Bojko Borisov

GERB zyrtarisht i refuzoi DPS të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Bojko Borisov, i dërgoi një refuzim zyrtar DPS-së dhe konfirmoi qëndrimin e koalicionit se nuk do të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e dytë. Në një njoftim për shtyp të GERB..

botuar më 24-07-10 5.22.MD