Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

YO-YO Band me albumin e parë

Dy nga muzikantët më aktivë dhe më të dashur të xhazit në Bullgari filluan një projekt të përbashkët - YO-YO Band dhe prezantuan albumin e tyre të parë me të njëjtin titull.

Nën emrin “YO-YO” qëndron projekti i përbashkët muzikor i bateristit Hristo Jocov dhe trumbetarit Mihaill Josifov (“Yotsov - Yosifov Band”).

Ideja është të krijohet një formacion në të cilin Mihaill dhe Hristo janë bërthama kryesore, dhe të ftuarit e tyre të jenë muzikantë të ndryshëm – si emra të njohur, ashtu edhe interpretues të rinj. “Ashtu siç në të kaluarën Art Blackie dhe grupi i tij Jazz Messengers, u kthyen në një vend që bëri të famshëm shumë emra botërorë të xhazit”, thotë Hristo Jocov.

Albumi u regjistrua në dy ditë, në fund të vitit 2022 në “88 STUDIO” nga një grup shumëngjyrësh ndërkombëtar: MihaillJosifov – trumbetë, Arnau Garofe Faras – saksofon, Steve Hamilton – piano, Boris Taslev – bas, Hristo Jocov – bateri.

Koleksioni përfshin 10 pjesa origjinale nga Mihaill Josifov dhe Hristo Jocov, duke përfshirë Sharks Never Sleep.

Përpilues: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Një bullgare kompozoi një këngë për djalin e saj autist, e cila luhet në shkollat në Spanjë

Daniella Marinova - një bullgare që jeton në Spanjë, kompozoi një këngë për djalin e saj Ian, i cili është autist, me rastin e Ditës Botërore të Informimit për Autizmin - 2 prill dhe e shpërndau atë në një video në YouTube. Kënga, e cila quhet "Ky..

botuar më 23-03-30 4.53.MD

“Heshtja e bardhë” – kartëvizita e kompozitorit Boris Karadimçev

Autori i muzikës argëtuese bullgare – ky është imazhi i kompozitorit Boris Karadimçev , i lindur më 30 mars, saktësisht 90 vjet më parë (1933). Si autor i qindra këngëve, muzikës filmike dhe të estradës, drejtor artistik shumëvjeçar i korit..

botuar më 23-03-30 10.57.PD

Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës

Këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio shënon 40 vjet në skenë. Ai do ta festojë përvjetorin së bashku me adhuruesit e tij në Klubin Ushtarak në Sofje më 29 mars me koncertin “Me fuqinë e bekuar të këngës”. Duke qenë se e gjithë jeta e tij i është..

botuar më 23-03-29 7.15.PD