Bullgaria duhet sa më shpejt të jetë anëtare e Marrëveshjes Shengen, tha presidentja hungareze Katalin Novak pas takimit me kreun e shtetit Rumen Radev. Sipas saj, Evropa bëri një zgjedhje të keqe duke refuzuar Bullgarinë dhe Rumaninë të bashkohen me Shengenin. Lidhur me migracionin ilegal, ajo tha se Hungaria dhe Bullgaria janë vende kufitare, duke shtuar se migrimi i paligjshëm është në rritje.
“Ne jemi kundër tendencës që Bullgaria dhe vendet në vijën e parë të kthehen në zona bufer si kampe për migracionin ilegal”, komentoi nga ana e tij Rumen Radev në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse vendi ynë merr mbështetje nga Komisioni Evropian për forcimin e kufirit tokësor me Turqinë.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..