Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Hungaria ndajnë besimin se zgjidhja në Ukrainë nuk do të vijë me më shumë armë

Foto: BGNES

Bullgaria dhe Hungaria ndajnë besimin se zgjidhja e konfliktit në Ukrainë nuk do të vijë me më shumë armë, por me më shumë dialog dhe përpjekje diplomatike për t’u dhënë fund armiqësive. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev pasi priti presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Bullgari.

Presidentët diskutuan për pasojat e luftës në Ukrainë dhe vazhdimin e konfliktit dhe bënë thirrje për një paqe të qëndrueshme. Të dy vendet po e shikojnë me shqetësim pushtimin në kontekstin e sigurisë dhe të drejtave të komuniteteve bullgare dhe hungareze në territorin ukrainas.

Përshkallëzimi i konfliktit kërcënon sigurinë e gjithë Evropës, duke u shndërruar në një luftë rraskapitjeje jo vetëm për vendet ndërluftuese, por edhe për ekonomitë dhe sistemet sociale evropiane”, tha Radev.


Më shumë nga rubrika

Bullgaria mbështet mekanizmin evropian të paqes

Në muajin prill, vendi ynë do të fillojë të marrë fondet evropiane për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së në luftën kundër migracionit të paligjshëm, njoftoi presidenti Rumen Radev pas samitit në Bruksel. Bullgaria merr pjesë dhe..

botuar më 23-03-24 7.42.MD

Geraldine Chaplin është në Bullgari për "Sofia Film Fest"

Aktorja e madhe Geraldine Chaplin ndodhet në Sofje si një nga të ftuarit special të “Sofia Film Fest” , transmetoi BNT. Në eventin ndërkombëtar kinematografik ajo do të prezantojë filmin e saj më të ri “Luka” , në të cilin luan rolin e një..

botuar më 23-03-24 6.32.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje do të jetë 3°. Para mesditës do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira dhe reshje nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 24°, në..

botuar më 23-03-24 5.15.MD