Organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të gjashta radhazi për dy vitet e fundit do të kushtojë 12 milionë leva (6.1 milionë euro), tha për bTV Rosica Mateva, nënkryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Më 2 prill, bullgarët do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme për Legjislaturën e 49-të të Kuvendit Poipullor me makineri ose fletë votimi në letër. Në këto zgjedhje do të ketë ndryshim të numrit të mandateve në dhjetë qarqe për shkak të rezultateve të regjistrimit të fundit të popullsisë, tha Mateva. Sipas saj, sfidat do të lidhen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe disa aktivitete do të duhet të organizohen ndryshe. Sa i përket ndryshimeve në softuerin për makineritë, është bërë e qartë se bisedimet janë ende në vazhdim me krijuesit e tij dhe KQZ është në pritje të informacionit se çfarë duhet bërë.
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje besimtarëve të marrin parasysh mençurinë e tre të diturve që erdhën për të adhuruar Shpëtimtarin dhe..
Gëzuar Krishtlindjet, të dashur bashkatdhetarë! Në festën e madhe të krishterë të sotme, uroj që çdo shtëpi bullgare të jetë e mbushur me shëndet dhe mirëqenie. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në Facebook. “Të ruajmë një pjesë të ngrohtësisë së..
Intensiv është qarkullimi në pikat kufitare me Rumaninë dhe Turqinë, njofton “Policia Kufitare”. Trafiku me Rumaninë është intensiv në “Kardam” në dalje për kamionë. Për shkak të riparimeve të mëdha në seksionin bullgar të urës së Danubit afër Ruses,..
Pas mbylljes së “Balkanton” në vitin 1994, në Bullgari nuk janë bërë pllaka gramafoni. Kjo do të ndryshojë, pasi në vitin 2025 do të hapet fabrika e..
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri...