Kabineti i dytë i Gëllëb Donev zyrtarisht mori detyrën. Kreu i shtetit Rumen Radev në një ceremoni zyrtare në Presidencë i prezantoi detyrat dhe prioritetet e qeverisë së përkohshme. Detyra kryesore e kabinetit të pestë zyrtar, të formuar nga Radev, do të jetë përgatitja e zgjedhjeve të drejta dhe transparente, detyrë kjo e cila është e ndërlikuar në sfondin e ndryshimeve të reja në Ligjin Zgjedhor. Prioritetet kryesore do të jenë garantimi i fuqisë blerëse të qytetarëve bullgarë dhe lufta kundër varfërimit, përmirësimi i themeleve për zhvillimin ekonomik, kufizimi i monopoleve dhe spekulimeve, mbështetja e prodhuesve vendas dhe tërheqja e investimeve të huaja. Siguria mbetet angazhimi i qeverisë dhe puna për projektet e modernizimit do të vazhdojë të zhvillohet, theksoi presidenti.
Kujtojmë se përbërja e kabinetit të ri zyrtar është e njëjtë me atë të mëparshëm me një përjashtim - vendin e ministrit të kulturës Velisllav Minekov e zuri drejtori i Filarmonisë së Sofjes, Najden Todorov. “Përkundër mjeteve të kufizuara, arritët të ndaloni rënien e lirë të shtetit, të kontrolloni krizat, të mbani zgjedhje të ndershme”, komentoi presidenti sukseset e kabinetit të mëparëshëm të kryeministrit Gëllëb Donev. “Ne do të vazhdojmë ta bëjmë punën për të cilën jemi zgjedhur dhe emëruar me përgjegjësi dhe në mënyrë transparente”, tha Donev.
Në muajin prill, vendi ynë do të fillojë të marrë fondet evropiane për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së në luftën kundër migracionit të paligjshëm, njoftoi presidenti Rumen Radev pas samitit në Bruksel. Bullgaria merr pjesë dhe..
Aktorja e madhe Geraldine Chaplin ndodhet në Sofje si një nga të ftuarit special të “Sofia Film Fest” , transmetoi BNT. Në eventin ndërkombëtar kinematografik ajo do të prezantojë filmin e saj më të ri “Luka” , në të cilin luan rolin e një..
Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje do të jetë 3°. Para mesditës do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira dhe reshje nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 24°, në..
7 formacione hyjnë në parlamentin e ri, sipas një sondazhi të “Mediana” për qëndrimet e votuesve te data 23 mars. GERB-SDS mbledh 24.7 për qind..
Aktorja e madhe Geraldine Chaplin ndodhet në Sofje si një nga të ftuarit special të “Sofia Film Fest” , transmetoi BNT. Në eventin ndërkombëtar..
Taksat tol* do të rriten me 50%, konfirmoi ministri në detyrë i zhvillimit rajonal, Ivan Shishkov. Sipas vlerësimeve, në këtë mënyrë të ardhurat..