Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diplomacia bullgare e ka gjithnjë e më të vështirë t’i besojë Shkupit

Delegacioni bullgar, i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministër i punëve të brendshme të Republikës së Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, bëri homazhe dhe vendosi kurorë lulesh te varri i Goce Dellçevit në kishën e Shën Spasit në Shkup
Foto: ЕPA/BGNES

Të shtunën, më 4 shkurt, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut shënuan 151 vjetorin e lindjes së revolucionarit Goce Dellçev në një situatë të tensionuar të marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme bullgare, autoritetet maqedonase nuk kanë lejuar shtetas bullgarë të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut, njoftohet gjithashtu për një “listë jozyrtare ndalimi”.

Delegacioni bullgar, i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministër i punëve të brendshme të Republikës së Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, bëri homazhe dhe vendosi kurorë lulesh te varri i Goce Dellçevit në kishën e Shën Spasit në Shkup. Sipas Demerxhiev, ka pasur tentime të ndryshme për provokim, por pala bullgare ka mbajtur sjelljen më korrekte të mundshme në situata të tilla.

“Respekti i ndërsjellë që i shprehim popullit të Maqedonisë së Veriut dhe garancitë që morëm nënkuptojnë pikërisht këtë – t’u japim të gjithëve mundësinë që të vijnë dhe të nderojnë kujtimin e Goce Dellçevit”, theksoi Demerxhiev dhe shtoi se marrëdhëniet mes dy popujve tanë nuk nënkuptojnë masa të tilla drakoniane siç dëshmuan qytetarët bullgarë në kufi. 

“Arsyet për të mos lejuar qytetarët bullgarë të përkulen para kujtimit të Goce Dellçevit më 4 shkurt në Shkup janë jashtëzakonisht jo bindëse dhe shkelin garancitë e dhëna më parë. Këtë e tha për bTV zëvendësministri i punëve të jashtme dhe zëdhënës i ministrisë, Kostadin Koxhabashev.

“Qëndrimi i pushtetarëve në Maqedoninë e Veriut është poshtërues dhe i papranueshëm ndaj popullit bullgar dhe Bullgarisë - tha zëdhënësi. - Besojmë kategorikisht se veprimet e autoriteteve maqedonase kanë dëmtuar rëndë rivendosjen e besimit midis Shkupit dhe Sofjes. Gjithnjë e më e vështirë po bëhet për ne të dallojmë në sjelljen e autoriteteve në Shkup një dëshirë për të krijuar besimin, miqësinë dhe bashkëpunimin e nevojshëm.”

Kostadin Koxhabashev

Koxhabashev theksoi se Sofja do t’i mbajë të hapura kanalet diplomatike. Ai gjithashtu komentoi se nuk ka sesi të vendoset veto për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut në BE, sepse realisht nuk ka filluar. Për të filluar, Maqedonia e Veriut duhet të përfshijë qytetarët maqedonas me vetëdije bullgare në kushtetutën e saj.

“Bullgaria do të reagojë gjithmonë kur preken të drejtat dhe siguria e qytetarëve bullgarë dhe atyre qytetarëve me identitetin bullgar. Kjo është kërkesa jonë kategorike dhe pala maqedonase e di shumë mirë këtë insistim tonë”, theksoi edhe zëvendësministri.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia shënon 24 vjet nga bombardimet e NATO-s 24 vjet më parë - më 24 mars 1999 filloi bombardimi i NATO-s në Jugosllavi, gjatë të cilit, sipas burimeve jozyrtare, në 11 javë vdiqën rreth 2500 civilë dhe rreth 1000 ushtarë e policë, shkruan..

botuar më 23-03-24 2.45.MD

Presidenti Rumen Radev: Pas mbylljes së qendrës bullgare në Manastir qëndron paniku dhe pafuqia

“Vendimi i autoriteteve në Maqedoninë e Veriut për të fshirë nga regjistri qendror qendra kulturore bullgare “Ivan Mihajllov” në Manastir është shprehje e pafuqisë”, komentoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Bruksel. Autoritetet në..

botuar më 23-03-23 7.01.MD
Kostadin Koxhabashev

Shkupi tenton të ideologjizojë të drejtat e bullgarëve maqedonas

Jemi thellësisht të shqetësuar nga veprimet e vazhdueshme të Shkupit për të kufizuar të drejtat e asociimit dhe shprehjes së lirë të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, tha zëvendësministri i jashtëm dhe zëdhënës i Ministrisë së Jashtme..

botuar më 23-03-23 2.52.MD