Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MPJ: Nuk ka të dhëna për bullgarë të lënduar nga tërmeti në Turqi

Foto: BGNES

Në këtë fazë nuk ka raportime për shtetas bullgarë të lënduar nga tërmeti në Turqi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Sipas informacioneve nga komuniteti i mërgimtarëve në zonën e fatkeqësisë, bullgari me shtetësi të dyfishtë me banim në qytetin e Iskenderunit, i cili rezulton i zhdukur prej ditës së djeshme, nuk është gjetur ende.

“Në vendngjarje kanë shkuar familjarët e tij dhe konsullata është në kontakt me ta. Ata shpresojnë se ka mundësi që njeriu të jetë i gjallë. Janë një numër personash që janë nxjerrë nga rrënojat e atij pallati atje dhe të cilët janë në spital. Një pjesë e tyre nuk janë identifikuar me emër dhe shpresa është që ai të jetë në mesin e këtyre personave të paidentifikuar që janë në spital", tha në një konferencë Ministri i Punëve të Jashtme Nikollaj Millkov.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 marsin

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°, në Sofje rreth minus 2°. Gjatë ditës do të fryjë erë e ftohtë. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende, kryesisht në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje të dobëta..

botuar më 23-03-28 8.25.MD

Bullgaria kundërshton uljen me 40 për qind të ndotjes nga termocentralet

Bullgaria nuk heq dorë nga rinegocimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë me Komisionin Evropian, deklaroi ministri i energjetikës Rosen Hristov pas takimit të ministrave të energjisë në Bruksel. Megjithatë, ai pranoi se procesi është i..

botuar më 23-03-28 7.37.MD

Ministri i mbrojtjes: Nuk do të dërgojmë kontingjent ushtarak në Ukrainë

“Bullgaria nuk do të dërgojë një kontigjent ushtarak në Ukrainë. Asnjë ushtar bullgar nuk do të shkelë atje derisa qeveria e përkohshme të jetë në pushtet.” Këtë e deklaroi në Universitetin Ushtarak Kombëtar në Veliko Tërnovo ushtruesi i detyrës së..

botuar më 23-03-28 6.56.MD