Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov filloi me një fitore bindëse pjesëmarrjen e tij në turneun e mbyllur ATP 500 në Roterdam. Ai mundi me 6:1, 6:3 rusin Asllan Karacev pas vetëm 58 minutash lojë.
Tenisti bullgar në fazën e 16-të do të përballet me fituesin e ndeshjes ndërmjet polakut Hubert Hurkacz dhe spanjollit Roberto Bautista Agut. Në turne në dyshe do të marrë pjesë edhe Grigor Dimitrov së bashku me francezin Nicolas Mahut.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..