Përjetimet pas tërmeteve shkatërruese në Turqi lanë mbresa të thella në psikikën e shpëtimtarëve nga Shërbimi i Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq të Bullgarisë. Fillimisht ata bënin punime të shpëtimit në Adana, ku shkatërrimi nuk ishte aq i madh, por ata e cilësuan atë që panë në Antakia si një apokalips. Para BNT-së, Krasen Georgiev, shef i ekipit të Shërbimit të Shpëtimit Malor në Turqi, tregoi përjetimet dhe tha se ekipi bullgar nga shërbimi malor është mirë, si dhe qentë. “Ne ia dolëm falë punës ekipore – theksoi Georgiev dhe shtoi se duhet të punojnë me psikologë, sepse gjërat që panë dhe përjetuan lënë përshtypje të thellë dhe kjo duhet të zbutet.
“Ndjej kënaqësi për atë që bëmë, por edhe dhembshuri ndaj turqve – shtoi ai. - Ne dimë për gjashtë persona të shpëtuar nga bullgarët, mund të jenë 7, mund të jenë shumë më tepër, sepse teknologjia e kërkimit është e tillë që ne nuk kemi informacion të mjaftueshëm”, shtoi Emill Neshev, drejtor i Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq të Bullgarisë.
Ndërkohë sot nga rrënojat në Kahramanmarash u shpëtuan edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre 17-vjeçar.
Të dëmtuarit kanë nevojë për ndihmë mjekësore dhe strehim. Kërkohen rroba të ngrohta, batanije dhe pajisje për ngrohje. Një ekip mjekësor bullgar është gati të niset për në Turqi, por ende nuk dihet se kur do të shkojnë për të ndihmuar të dëmtuarit. Pritet që pala turke të tregojë vendndodhjen ku do të dërgohen vullnetarët, si dhe të krijojë një organizatë në terren, tha për BNR zëvendësministrja e shëndetësisë Katja Ivkova. Janë rreth 50 mjekë që shprehën dëshirën për të ndihmuar, mes tyre ka edhe studentë të mjekësisë.
Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave të tërmeteve në Turqi dhe Siri i kaloi 37 500 veta, ndërsa rastet e të shpëtuarve nga rrënojat janë të vetme. Në Sirinë Veriperëndimore, viktimat kaluan tashmë 2200 persona dhe të plagosurit janë më shumë se 12 000. Në të dy anët e kufirit midis Sirisë dhe Turqisë, të mbijetuarit janë të ekspozuar ndaj kushteve të vështira të dimrit. E gjithë ndihma humanitare për zonat e kontrolluara nga rebelët në Sirinë Veriperëndimore, e cila u dërgua nga Turqia përmes vetëm një pikë-kalimi kufitar, tani do të jetë në gjendje të kalojë përmes dy pikave të tjera kufitare pasi presidenti sirian Bashar al-Assad dha lejen për hapjen e tyre.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..