Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

125 vjet BTA informon Bullgarinë dhe botën

| rinovuar më 23-02-16 4.35.MD
Foto: Facebook/BulgarianNewsAgency

Më 16 shkurt të vitit 1898 doli  buletini i parë i Agjencisë Telegrafike Bullgare - BTA. Është shkruar në Sofje me dorë, personalisht nga drejtori i parë Oskar Iskander - doktor i filozofisë, redaktor dhe botues. Në buletin u përfshin 7 lajme - për gjendjen shëndetësore të princeshës Klementina, e cila ndodhej në Vjenë, për tentativën ndaj mbretit grek Georgios I dhe për ratifikimin e një marrëveshjeje tregtare midis Rumanisë dhe Turqisë. Buletini përfundon me çmimet e grurit, misrit dhe tërshërës të tregjeve të aksioneve të Vjenës, Budapestit dhe Marsejës. Në nr. 36 të “Gazetës së Shtetit” nga 17 shkurti 1898 në rubrikën “Telegramet” u botuan tri informacionet e para.

BTA, e cila ishte drejtpërdrejt në varësi të Ministrisë së Jashtme, “lut të gjithë redaktorët e gazetave në principatë që botojnë telegramet e saj t’i titullojnë secili si: “Telegramet e Agjencisë Telegrafike Bullgare” që të dihet origjina e tyre”.

Sot BTA ka 25 klube shtypi në vend dhe 5 jashtë vendit, ndërsa që nga viti 2005 organizon takime botërore të mediave bullgare në mbarë botën me pjesëmarrjen e gazetarëve nga Bullgaria dhe komunitetet bullgare jashtë vendit. Nga mesi i vitit 2021, agjencia e vuri fillimin e një program për të mbështetur shkencën dhe arsimin në Bullgari, në partneritet me universitetet dhe shkollat ​​kryesore.

Përvjetori i themelimit të Agjencisë Telegrafike Bullgare do të shënohet me një koncert të Filarmonisë së Sofjes me dirigjent Emill Tabakov. Në mesin e të ftuarve janë edhe presidenti i Këshillit Botëror të Agjencive të Lajmeve dhe shef ekzekutiv i grupit mediatik britanik,Press Association Media Group” Clive Marshall, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të agjencive të lajmeve, anëtare e të cilave është BTA.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radiot anembanë botës flasin për klimën

Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..

botuar më 25-02-13 7.30.PD

Në pritje të bojkotimit të dyqaneve edhe në Bullgari – çfarë presin qytetarët?

"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..

botuar më 25-02-12 5.15.MD
Universiteti Teknik në Sofje

Universiteti Teknik i Sofjes ofron arsim në 4 gjuhë

Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..

botuar më 25-02-12 8.16.PD