Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në rrugën drejt një votimi të parakohshëm parlamentar

Ka pjesëmarrës të befasishëm në zgjedhjet e 2 prillit, por pa shans për të hyrë në parlamentin e ri

Foto: Ani Petrova

16 parti dhe 7 koalicione deklaruan pjesëmarrjen e tyre në betejën për përfaqësim në Asamblenë e 49-të të Kuvendit Popullor. Deri më 28 shkurt të gjithë duhet të regjistrojnë listat e kandidat-deputetëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Fushata zgjedhore fillon në orën 0:00 të festës sonë kombëtare, 3 marsit.

Si do të zhvillohet ajo dhe nëse këto do të jenë zgjedhjet e fundit apo të ardhshme të parakohshme që do të mbahen në vendin tonë pas dy vitesh - ende nuk e dimë. Megjithatë, një gjë duket e sigurt – “nuk është e rëndësishme se kush do të jetë i pari në natën e zgjedhjeve, por kush do të jetë në gjendje të gjejë një formulë për shumicën për të formuar qeverinë”, siç theksoi Evelina Sllavkova, sociologe nga agjencia Trend.

Evelina Sllavkova

Në sondazhin e saj, të porositur nga gazeta "24 çasa", agjencia parashikoi rezultate shumë të afërta për dy nga koalicionet - GERB-SDS me 25,6 për qind, dhe bashkimi i “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” - rreth 24,8 për qind. Për momentin në sallën e Kuvendit gjejnë vend edhe 4 parti të tjera – Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), “Vëzrazhdane”, Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Ngritja Bullgare”, tregon gjithashtu hulumtimi. Sipas Sllavkovës, dallimet e ngjashme në përqindje ndërmjet dy koalicioneve të para janë brenda gabimit statistikor:

“Fushata sigurisht që do të ketë rëndësi. Çështja është se në këtë lloj situate ku ka një rirregullim të shtresave, të gjitha proceset e tjera që ndodhin në hapësirën publike do të ndikojnë në rezultatet. Në sfondin e inflacionit dhe problemeve financiare me të cilat ballafaqohen bullgarët, duket sikur kriza politike po shkon prapa, por e vërteta është se shoqëria bullgare ka filluar të problematizojë faktin se partitë politike nuk mund të caktojnë një kabinet të rregullt për zgjidhjen e problemeve. me të cilat përplasen. Kjo do të ndikojë edhe në rezultatet e zgjedhjeve”, komentoi sociologja.

"Të gjitha partitë, me përjashtim të "Vëzrazhdane", vunë re një rënie të qëndrimit pozitiv ndaj tyre. E njëjta pamje është edhe për liderët politikë", theksoi Dobromir Zhivkov nga agjencia "Market Links".

Dobromir Zhivkov

Përveç partive të përfaqësuara më parë në parlament, për të marrë pjesë në votimin e prillit u regjistruan edhe parti që deri më tani kanë qenë jashtë jetës politike, si NDSV /Lëvizja Kombëtare për Stabilitet dhe Ngritje/. Në lidhje me këtë, Zhivkov komentoi:

“Zgjimi” i kaq shumë subjekteve politike në të njëjtën kohë dhe gjatë zgjedhjeve, subjekte këto, të cilat nuk do të prodhojnë një rezultat të qëndrueshëm në të ardhmen, më lë përshtypjen se ndoshta ekziston edhe një ide e shpërndarjes së votës dhe e shpërndarjes së mjedisit të komunikimit - që të shfaqen sa më shumë folës, të ketë një fragmentim edhe më të madh dhe si rrjedhojë - një rol edhe më serioz të presidentit në menaxhimin e drejtpërdrejtë të vendit”.

Një tezë të ngjashme ka shprehur edhe politologu Milen Ljubenov, sipas të cilit projektet e reja politike si "E majta", në të cilat disa ish anëtarë të shquar të BSP-së dhe "Së bashku" – projekti i ri politik i ish-deputetëve të “Ka një popull të tillë (ITN), Iva Miteva dhe Lubomir Karimanski, nuk kanë asnjë shans për përfaqësim në Kuvendin e ri Popullor.

Milen Ljubenov

“Nuk mendoj se ata kanë shans as për të fituar 1% të votave në zgjedhje. Nuk shoh mesazhe të reja që e dallojnë “Të majtën” nga gjithçka që është thënë vitet e fundit në hapësirën e majtë politike” – është i mendimit ai. NDSV ndoshta do të ketë një rezultat të ngjashëm - parashikon Ljubenov.

Bisedime po zhvillohen edhe për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme të VMRO-së dhe “Ngritja Bullgare”, me qëllim bashkimin e votës patriotike.

Vota patriotike duhet të jetë e bashkuar dhe dëshmi e drejtpërdrejtë e kësaj nevoje është tradhtia kombëtare e bërë nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, “Bullgaria Demokratike”, DPS dhe GERB - tha eurodeputeti nga VMRO Angell Xhambazki - Kur nuk ishim në qeveri, ata ndryshuan qëndrimin bullgar për t'u shërbyer partnerëve tanë perëndimorë, pas së cilës filluan sulmet në klubet bullgare, rrahjet dhe miratimi i legjislacionit antibullgar në Maqedoninë e Veriut. Filloi terror kundër bullgarëve atje”.

Angell Xhambazki

Pavarësisht nga forma në të cilën shfaqen, partitë dhe drejtuesit e tyre duhet ta dinë se gjatë fushatës do të kenë kundërshtarë serioz dhe këta do të jetë votuesit e pakënaqur. Mes tyre ka gjithnjë e më pak që janë të bindur se deputetët e zgjedhur do ta kryenë punën e tyre.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Ani Petrova, BNR, Facebook/ Angell Xhambazki



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD