Tre bullgarë morën pjesë në garën për çmimin "Astrid Lindgren" në konkurrencë me 251 artistë nga 64 vende. Në mesin e të nominuarve janë disa nga emrat më të shquar të letërsisë për fëmijë dhe të rinj në botë, transmeton BTA. Të nominuarit bullgarë janë Julija Spiridonova dhe ilustruesit Jasen Gjuzelev dhe Stella Drajs. Fituesi i çmimit do të shpallet në mars të këtij viti.
Jasen Gjuzelev njihet si një nga ilustruesit më të mirë në botë. Ai bashkëpunon me shtëpitë botuese më të njohura në botë. Për disa vite Gjuzelev jetoi dhe punoi në Itali, duke ilustruar libra dhe duke punuar për revista në Milano, Torino dhe Firence. Ai bëri bujë me "Alice in Wonderland" ("Alisa në Vendin e Çudirave") të Lewis Carroll. Edicioni kanadez fitoi një Medalje Argjendi nga Shoqata Amerikane e Ilustruesve dhe Çmimin e Madh për dizanjimin e Kopertinës nga Instituti Amerikan i Arteve Grafike.
Kandidatja tjetër bullgare, Julija Spiridonova, është një skenariste dhe shkrimtare e pavarur. Ajo është autore e emisioneve për fëmijë dhe të rinj në BNT. Në konkurs për çmimin e madh mori pjesë edhe ilustruesja bullgare Stella Drajs, e cila jeton në Gjermani dhe ka marrë më shumë se një herë çmime ndërkombëtare për punën e saj.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..
Më 8 prill, fillon Panairi i 61-të Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë në Bolonja . Eventi më i madh ndërkombëtar i letërsisë për fëmijë këtë vit do të zgjasë deri më 11 prill dhe Bullgaria prezantohet për herë të parë me një stendë të veçantë tematike..
Më 5 prill, në prag të Fjetjes së Shën Metodi sllavo-bullgar kushtuar vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, do të inaugurohet monumenti i parë bullgar në Mbretërinë e Spanjës. Ai u kushtohet vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi dhe është..