Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Jotova dhe bullgarët në Shkup vendosën lule para basorelievit të Levskit

Foto: BGNES

Nënpresidentja Ilijana Jotova duke u kthyer nga Kosova, ku ishte për një vizitë zyrtare, u takua me përfaqësues të bullgarëve maqedonas nga Maqedonia e Veriut. Në ndërtesën e Ambasadës bullgare në Shkup, ajo i falënderoi për guximin për të mbrojtur vetëdijen, traditat, gjuhën dhe historinë bullgare. Së bashku ata vendosën lule para basorelievit të Vasill Levskit para godinës së misionit diplomatik.

“Ju jeni pjesa thelbësore e kombit bullgar. Ju luani një rol jetik në përhapjen e kulturës, gjuhës dhe vlerave tona në Maqedoni. Ju keni mbështetjen tonë të palëkundur”, citoi BGNES fjalët e saj. Jotova i kushtoi vëmendje të veçantë incidentit të rëndë me të rrahurin Hristijan Pendikov. Ajo theksoi se “autoritetet në Sofje po monitorojnë nga afër hetimin e këtij rasti. Nuk është prania e pasaportës bullgare ajo që e bën njeriun, është vetëdija e tij dhe kushdo që ka vetëdije bullgare do të mbrohet”, theksoi Jotova. Të pranishmit brohoritën Pendikovin dhe familjen e tij, thekson botimi lokal “Vestimaks”.

“Qëllimi ynë i përbashkët është të ulim shkallët e tensionit, të luftojmë çdo ditë kundër të gjitha përpjekjeve për të diskriminuar bullgarët në vend, kundër gjuhës së tmerrshme të urrejtjes që po derdhet në Maqedoninë e Veriut ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar. Sido që të jenë veprimet e Maqedonisë së Veriut, çfarëdo propagande të ketë, ne nuk do të devijojmë nga marrëveshjet që kemi. Dhe nëse bullgarët nuk përfshihen në kushtetutën e vendit, nuk do të ketë asnjë pëllëmbë përparim në negociatat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Evropë. Nuk do të ketë konferencë ndërqeveritare, nuk do të ketë raport të Komisionit Evropian me të cilin do të fillojë negociatat reale”, tha Jotova pas takimit me ambasadorin bullgar Angell Angellov, transmetoi BTA.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Policë dolën në një protestë para presidencës në mbështetje të ministrit të brendshëm

Nëpunës të Ministrisë së Brendshme u mblodhën përpara ndërtesës së presidencës në Sofje dhe lëshuan sirenat e makinave në shenjë mbështetjeje të ministrit të brendshëm Kalin Stojanov. Kjo ndodhi pasi presidenti Rumen Radev në fillim të ditës së..

botuar më 24-08-19 2.23.MD

Toka bujqësore bullgare u shtrenjtua pas hyrjes së Bullgarisë në BE

Çmimi i tokës bujqësore në vend pothuajse u dyfishua në çmim, ose me 108.7% në 7 vitet e fundit, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në vitin 2016, çmimi mesatar për dynym ishte 770 leva (386 euro), ndërsa vitin e kaluar ishte..

botuar më 24-08-18 8.15.PD

Studiojnë pasojat për ujin dhe speciet në Detin e Zi nga lufta në Ukrainë

Ekspedita e parë do të analizojë ndikimin e luftës në Ukrainë në mjedisin detar në ujërat bullgare. Hulumtimi është pjesë e projektit SCIRENA II, i cili po kryhet nga Instituti për Kërkime Detare të Mbretërisë së Norvegjisë dhe Drejtoria e Pellgut të..

botuar më 24-08-17 8.10.PD