Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Jotova dhe bullgarët në Shkup vendosën lule para basorelievit të Levskit

Foto: BGNES

Nënpresidentja Ilijana Jotova duke u kthyer nga Kosova, ku ishte për një vizitë zyrtare, u takua me përfaqësues të bullgarëve maqedonas nga Maqedonia e Veriut. Në ndërtesën e Ambasadës bullgare në Shkup, ajo i falënderoi për guximin për të mbrojtur vetëdijen, traditat, gjuhën dhe historinë bullgare. Së bashku ata vendosën lule para basorelievit të Vasill Levskit para godinës së misionit diplomatik.

“Ju jeni pjesa thelbësore e kombit bullgar. Ju luani një rol jetik në përhapjen e kulturës, gjuhës dhe vlerave tona në Maqedoni. Ju keni mbështetjen tonë të palëkundur”, citoi BGNES fjalët e saj. Jotova i kushtoi vëmendje të veçantë incidentit të rëndë me të rrahurin Hristijan Pendikov. Ajo theksoi se “autoritetet në Sofje po monitorojnë nga afër hetimin e këtij rasti. Nuk është prania e pasaportës bullgare ajo që e bën njeriun, është vetëdija e tij dhe kushdo që ka vetëdije bullgare do të mbrohet”, theksoi Jotova. Të pranishmit brohoritën Pendikovin dhe familjen e tij, thekson botimi lokal “Vestimaks”.

“Qëllimi ynë i përbashkët është të ulim shkallët e tensionit, të luftojmë çdo ditë kundër të gjitha përpjekjeve për të diskriminuar bullgarët në vend, kundër gjuhës së tmerrshme të urrejtjes që po derdhet në Maqedoninë e Veriut ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar. Sido që të jenë veprimet e Maqedonisë së Veriut, çfarëdo propagande të ketë, ne nuk do të devijojmë nga marrëveshjet që kemi. Dhe nëse bullgarët nuk përfshihen në kushtetutën e vendit, nuk do të ketë asnjë pëllëmbë përparim në negociatat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Evropë. Nuk do të ketë konferencë ndërqeveritare, nuk do të ketë raport të Komisionit Evropian me të cilin do të fillojë negociatat reale”, tha Jotova pas takimit me ambasadorin bullgar Angell Angellov, transmetoi BTA.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për përmirësimin e infrastrukturës dixhitale

Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..

botuar më 25-01-22 9.37.PD

Bullgaria prezantohet në ekspozitën turistike FITUR 2025 në Madrid

Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..

botuar më 25-01-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 janarin

Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..

botuar më 25-01-21 7.40.MD