Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Midis klasikëve dhe xhazit – një muzikë shumëngjyrëshe, e gjallë, e pazakontë

Filarmonia e Plevenit feston 70 vjetorin e saj me tri premiera të veprave të Hristo Jocovit

Foto: plevenphil.com

Në vitin 2023, Filarmonia e Plevenit feston 70 vjetorin e saj. Ajo e bën këtë me një sërë koncertesh, i pari prej të cilave, i drejtuar nga Borisllav Jocov, ia dha fillimin e ngjarjeve festive. Në fakt, ky program është një ngjarje, sepse përfshin tre vepra të reja, interesante dhe disi të pazakonta të Hristo Jocovit - një muzikant i famshëm xhaz, por me një arsim serioz klasik, profesor në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Panço Vlladigerov", një person me autoritet të madh mes kolegëve të tij.

“Më 17 shkurt në Pleven u mbajt premiera e kësaj “aventure të madhe”, të cilën e ndërmorëm me Ljubomir Gjakovskin, drejtor i Filarmonisë së Plevenit – vë në dukje prof. Jocov. - Prezantuam për herë të parë veprat e mia, Koncertin për trumpet, trombon dhe orkestër me solistët Mihaill Josifov dhe Velisllav Stojanov dhe "Pikturat nga dy botë" - një koncert për marimba dhe orkestër kompozuar për Vasilena Serafimovën - një muzikante e shkëlqyer, aktualisht me karrierë të suksesshme në Evropë dhe botë.

Mezi e pres takimin me publikun më 21 shkurt në sallën "Bullgaria", shton Hristo Jocov.

Për Vasilena Serafimovën, pjesëmarrja në koncerte sjell emocion të veçantë – ato janë një rast për ta zëvendësuar për një kohë të shkurtër Parisin, ku ka jetuar dhe krijuar vitet e fundit, me vendlindjen e saj Pleven dhe për të luajtur me orkestrën me të cilën është rritur, sipas fjalëve të saj.

“Vepra kombinon muzikën klasike dhe improvizuese në një mënyrë delikate dhe interesante. Ka “momente të hapura” ku improvizojmë së bashku, frymëzojmë njëri-tjetrin dhe i bëjmë gjërat në moment. Ky është më tepër një koncert klasik, në të cilin ndihet ndikimi i folklorit bullgar dhe i muzikës ballkanike. Muzika në të dy koncertet është plot ngjyra, e gjallë, nuk përsëritet kurrë” – thotë Vasilena Serafimova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: plevenphil.com


Më shumë nga rubrika

Grupi “Ostava” po fillon një mini-turne në Gjermani dhe Austri

Nuk është klishe që grupi “Ostava” ka më shumë se 30 vjet që bën muzikë autentike me tekste në të cilat e shohin veten disa breza. Këtë verë ata kanë dy turne - si në skenat e tyre në shtëpi, ashtu edhe jashtë vendit. Ato fillojnë në datat 9, 10..

botuar më 23-06-09 11.30.PD
Kori „Tingujt e Detit të Zi“ - Ballçik

Interpretues nga 5 shtete janë të ftuar në Festivalin e XI-të të Artit Koral në Ballçik

Nga 7 deri më 11 qershor në qytetin bregdetar Ballçik mbahet Festivali i XI-të Ndërkombëtar i Artit Koral “Tingujt e Detit të Zi”. Pas dhjetë edicioneve të mëparshme, forumi krenohet me pjesëmarrjen e më shumë se 5300 këngëtarëve në 203 kore nga..

botuar më 23-06-07 10.25.PD

"Buzëqeshu" – gjithmonë ka përse!

Akoma me paraqitjen e saj në reality show-n e parë muzikore në Bullgari "Star Academy" në vitin 2005, Vjara Pantaleeva tërhoqi vëmendjen tonë jo vetëm me zërin e saj të fuqishëm, por edhe me emocionin e thellë në çdo shfaqje të saj. Deri më tani..

botuar më 23-06-06 10.55.PD