Bullgaria duhet të vendosë këtë vit nëse do të zgjerojë në ndonjë mënyrë resursin e MiG-29. Në konferencën e shefit të mbrojtjes në Sofje, me pjesëmarrjen e presidentit Rumen Radev, u bë e qartë se opsioni për një platformë zëvendësuese deri në ardhjen e F-16-ve të parë në vitin 2025 nuk po zbatohet. Ekspertët e Forcave Ushtarako-Ajrore theksuan se pjesët për avionët MiG janë vështirë për t'u gjetur.
Forcat Ushtarako-Ajrore i kryejnë detyrat e tyre në kushtet e mungesës së burimeve financiare dhe materiale dhe të mungesës së pajisjeve të aviacionit. Megjithatë, detyra e Policisë Ajrore ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një prioritet kryesor.
Forcat Tokësore njohën gjithashtu nevojën për fonde për zbatimin e projekteve të modernizimit dhe kërkuan një angazhim të qartë politik nga shteti për zhvillimin e aftësive luftarake.
Nga ana e saj, Forcat Ushtarako-Ajrore deklaruan se për shkak të luftës në Ukrainë, shumë nga ngjarjet e planifikuara fillimisht u shtynë ose u anuluan. Nga ana tjetër, është forcuar kontrolli i transportit detar dhe mbrojtja e komunikimeve detare. Sipas ministrit të mbrojtjes në detyrë, Dimitër Stojanov, për shkak të vonesës afro 30-vjeçare në modernizimin e forcave tona të armatosura, aktualisht nevojiten burime financiare prej 3-4% të PBB-së.Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Në Rodopet në dhjetor, kaq shumë borë nuk ka rënë në 10 vitet e fundit. Duke pasur parasysh kushtet e shkëlqyera të dimrit dhe reshjet e dendura të..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..