Enigma e historisë bullgare po bashkohet pjesë-pjesë. Zbulimet e reja dhe të papritura mbushin njollat e bardha në të, duke i shtuar gjithnjë e më shumë ngjarjeve dhe portreteve të bijve dhe bijave më të shquar të Bullgarisë.
Në vitin 2018, një foto e panjohur deri atëherë e Dhjakut bëri bujë dhe vetëm dy vjet më vonë, historiani bullgar osmanist Dr. Grigor Bojkov, një nga studiuesit më të shquar të jetës dhe veprës së Vasill Levskit, arriti në regjistrin e popullsisë mashkullore të qytetit Karllovo nga ato vite. Prej tij shihet qartë se Vasill Ivanov Kunçev lindi në vitin 1840, d.m.th. tre vjet më vonë se është i regjistruar në librat e historisë.
“Për fat të keq, në kishën ku u regjistrua Vasili i vogël nuk ruhet asnjë certifikatë pagëzimi apo regjistër. Kjo është arsyeja kryesore e mospërputhjeve të mëdha në datën dhe vitin e lindjes së Apostullit - shpjegon Nadezhda Petrova, kuratore në Muzeun Kombëtar “Vasill Levski” në Karllovo. - Data 18 korrik 1837 u caktua nga një këshill i gjerë familjar rreth vitit 1895 në lidhje me inaugurimin e monumentit të Dhjakut në Sofje.
Është e qartë se kur ka një dokument, duhet t’i referohemi dhe mbase viti 1840 do të imponohet gradualisht për vitin e lindjes së Vasill Levskit”, beson Nadezhda Petrova.
Dhe fakte të tjera interesante për fëmijërinë dhe adoleshencën e Apostullit të ardhshëm janë pak të njohura për publikun e gjerë. Vasill ishte i dyti nga pesë fëmijët e familjes së Ivan dhe Gina Kunçevi. Familja atërore është më pak e studiuar mirë, ndryshe nga një nga familjet e mëdha dhe të pasura të qytetit Krallovo, Karaivanovi, nga ana e nënës.
Që kur ishte akoma nxënës Vasilin e dërguan të mësonte një zanat - prodhimi i kaftanit, dhe pas vdekjes së të atit, kur ai ishte vetëm 10 vjeç (sipas të dhënave të reja për vitin e lindjes), ai u bë një rishtar te xhaxhai i tij Vasilij, një shërbyes i Manastirit Hilendar.
“Ai e dërgoi atë në mësimet e këndimit kishtar te mësuesi më i famshëm në Karllovo, i cili krijoi një nga shkollat e para laike në Bullgari - Rajno Popoviç - tregon Nadezhda Petrova. – Vasili kishte një zë shumë të bukur dhe përveç këngëve kishtare i pëlqente të këndonte edhe këngë popullore, të cilat i mësonte nga e ëma, e më vonë në Vojnjagovo, ku ishte mësues.”
Një legjendë në Karllovo tregon se fëmijët shpesh organizonin gara. Vasili u hodh më larg dhe më i larti nga të gjithë, sigurisht. Prandaj e quanin “Levski”. Disa besojnë se u emërua kështu gjatë Legjionit të Parë Bullgar në vitin 1862, por ekziston një version tjetër:
“Dihet gjithashtu se ai edhe pikturonte mirë - vet pikturoi dhe më pas qëndisi dy luanë në një jelek dhe për këtë erdhi edhe emri Levski. Më vonë gjatë veprimtarisë së tij, ai merrte role të ndryshme – i një tregtari të pasur, i një lypësi, i një turku, etj. Dhe këto janë aftësi serioze prej aktori – mendon kuratori i muzeut në Karllovo. – Kështu që, ai padyshim kishte një afinitet për artet.”
Legjenda të ndryshme popullore ia atribuojnë një ose një tjetër të preferuar të Vasil Levskit.
“Deri sa ka ndonjë kokërr të vërtetë në këto përralla popullore apo nëse janë rezultat i dëshirës së njerëzve për t’u lidhur me Levskin në këtë mënyrë, ne vetëm mund të hamendësojmë - vëren Nadezhda Petrova. - Po, janë shumë të bukura, e bëjnë një burrë me gjak të plotë, por duhet të kemi parasysh edhe një gjë tjetër: kur u shugurua murg, merr tri betimet: të varfërisë, të bindjes dhe të dëlirësisë. Këto janë betime të përjetshme, pavarësisht nëse ai shërben si murg ose merr një detyrë tjetër, siç është rasti.”
Të gjitha këto fakte plotësojnë imazhin e revolucionarit Levski, e tregojnë atë me gëzimet dhe shqetësimet e tij, ndihmojnë për të njohur Vasilin - njeriun jashtë revolucionit.
Publikimi është në kuadër të një projekti të realizuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, sipas Programit Kombëtar për përkujtimin e 150 vjetorit të vdekjes së Vasill Levskit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu Kombëtar “Vasill Levski” - Karllovo
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..