Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

150 vjet nga vdekja e Apostullit

Kujtimi për Levski në mbarë botën – nga Caribrod në Serbi deri në Çako në Argjentinë

7
Busti monument i Vasill Levskit në Buenos Ajres, Argjentinë
Foto: BGNES

Republikë e pastër dhe e shenjtë, barazi e të gjithëve para ligjit, liria e fjalës, e shtypit dhe e fesë. Këto janë testamentet që na la një nga figurat më domethënëse në historinë e Bullgarisë - Vasill Levski, 150 vjet nga vdekja e të cilit shënojmë gjatë vitit 2023. Një person që arriti të ruajë magnetizmin e tij, pavarësisht peripecive të fatit tonë historik dhe të cilin një sondazh kombëtar i Televizionit Kombëtar Bullgar e vendos si numër 1 në listën e bullgarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.Sot, në pjesët e afërta dhe të largëta të botës, monumentet e Apostullit na kujtojnë veprën e tij dhe kauzën që ai mbrojti. Shumica e tyre janë ngritur në vendet me diasporat më të mëdha bullgare - Ukrainë, SHBA, Serbi, Moldavi, Rumani e të tjera, kryesisht me iniciativën e komuniteteve lokale bullgare me mbështetjen e misioneve tona diplomatike.

Monumenti i parë i revolucionarit Vasil Levsk jashtë vendit u ngrit në vitin 1981 në Kubën e largët, me iniciativën e specialistëve bullgarë që ndërtuan një uzinë në qytetin Cienfuegos në bregdetin e Detit të Karaibeve.

Busti monument i Vasill Levskit në Sienfuegos, Kubë

Kur bashkatdhetarët tanë ia dorëzuan palës kubane uzinën e quajtur “Vasill Levski”, thonë me vete se një ditë kubanët mund ta riemërtojnë, prandaj duhet të lënë diçka që do të ruante përgjithmonë gjurmën bullgare në këtë vend. Kështu lindi ideja për monumentin, kujton inxhinieri bullgar Todor Kuzmanov, pjesëmarrës në këto ngjarje. Në të vërtetë, fabrika prej kohësh mban një emër tjetër, por edhe sot e kësaj dite aty qëndron monumenti i Apostullit me një basoreliev me kokë luani dhe vjersha e Hristo Botevit “Ai që bie në luftë për liri, ai nuk vdes...”.

Tani le të transferohemi nga Amerika Qendrore në Amerikën Jugore, dhe më saktë në Argjentinë. Aty më larg trojeve bullgare ndodhen dy monumentet e Apostullit. Njeri prej tyre ngrihet mes gjelbërimit të ndritshëm të pemëve dhe palmave shekullore në parkun e preferuar të banorëve të Buenos Aires në lagjen prestigjioze Belgrano.

Busti monument i Vasill Levskit në Buenos Ajres, Argjentinë

Iniciativa për ndërtimin erdhi në vitin 1997 nga Ambasada bullgare në vend. Ai u ngrit në lidhje me 160-vjetorin e lindjes së Apostullit, me përpjekjet e përbashkëta të Komitetit Mbarëbullgar “Vasill Levski”, Fondacionit “Vasill Levski”, me pjesëmarrjen e komunitetit bullgar dhe Ambasadës bullgare”, tha për Radio Bullgarinë bashkatdhetari ynë në Argjentinë Ivan Cankov, sekretar i Asociacionit civil “Bullgarët në Argjentinë”. Në një bisedë me Miglena Ivanova, ai tregoi:

“Mund të thuhet se Levski është një ikonë për ne që kemi lindur në Bullgari, por edhe për shumicën e komunitetit bullgar, i cili përbëhet nga argjentinas me rrënjë bullgare, tashmë në brezin e katërt. Pra monumenti vizitohet jo vetëm në përvjetorë, por në çdo kohë.”

Monumenti i dytë i Apostullit në Argjentinë ndodhet në Las Brenjas, provinca Çako, thotë Ivan Cankov:

Busti monument i Vasill Levskit në Las Brenjas, Argjentinë

“Aty është komuniteti më i madh dhe më i lashtë bullgar. Emigrantët e parë u vendosën pikërisht në provincën e Çakos. Monumenti në Las Brenjas është më i ri. Është prej bronzi mbi një bazament guri dhe ka pamje nga një bulevard qendror. Në vitin 1998, përfaqësues të komunitetit bullgar në qytet kontaktuan Fondacionin “Vasill Levski” në Sofje dhe shprehën dëshirën që edhe te ta të ngrihej një monument i Apostullit. Pas bisedimeve, fondacioni vendosi të dhurojë një bust të Levskit për bashkatdhetarët tanë në atë zonë të largët. Busti u realizua nga skulptorja Rosica Misheva. Për shkak të vështirësive financiare, monumenti u realizua në vitin 2007 sipas projektit të arkitektit Miguel Ángel Michoff, i cili ka rrënjë bullgare dhe është përfaqësues i komunitetit. Inaugurimi zyrtar u bë më 6 korrik të po këtij viti. Lapidari u shenjtërua nga një figurë e shquar intelektuale dhe fetare e komunitetit bullgar Omar Zenoff, i cili gjithashtu është me rrënjë bullgare.

Dhe tani le të shkojmë nja 60 km larg Sofjes, në qytetin Caribrod /Dimitrovgrad/ të Serbisë, ku më afër trojeve bullgare ngrihet një monument i Apostullit. Busti i bukur, i mirëmbajtur prej bronzi, i ngritur atje në një vend qendror përballë ndërtesës së këshillit bashkiak, është vepër e prof. Valentin Starçev. Ai u inaugurua në vitin 2014 me rastin e 141 vjetorin e vdekjes së Apostullit. Caribrod ishte pjesë e Periferive Perëndimore Bullgare, por në bazë të Traktatit të Paqes të Nyoi nga viti 1919, ai ra brenda kufijve të Serbisë dhe në vitin 1950 u riemërua Dimitrovgrad. Sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit, popullsia e qytetit është rreth 9000 veta. Sipas të dhënave paraprake, rreth 90 për qind janë bullgarë, tha Nebojsha Ivanov, kryetar i Bordit Drejtues të Qendrës Kulturore dhe Informative Bullgare “Caribrod”.

Busti monument i Vasill Levskit në Caribrod, Serbi

“Më vjen mirë dhe jam krenar që në kohën kur isha kryetar i Komunës së Caribrodit u inaugurua monumenti i Vasill Levskit” – tha për Radio Bullgarinë Nebojsha Ivanov.

Ndër komunitetet më të mëdha bullgare jashtë vendit janë ato në Moldavi dhe Ukrainë. Bullgarët u shpërngulën atje në shekujt XVIII dhe XIX, por jetojnë kompakt dhe arrijnë të ruajnë vetëdijen, traditat dhe gjuhën e tyre amtare. Ku janë sot, ne mund të zbulojmë gjithashtu nga monumentet e Apostullit - në qytetin moldavian Kishinev dhe fshatrat Parkani dhe Tvërdica, në qytetet ukrainase Odesa dhe Berdjansk.

Busti i parë i Levskit në Ukrainë u ngrit pikërisht në Berdjansk, tani i pushtuar nga trupat ruse, në vitin 2007, me iniciativën e Shoqatës lokale bullgare “Rodoljubie” me mbështetjen e Asociacionit të Bullgarëve atje.

Busti monument i Vasill Levskit në Berdjansk, Ukrainë

Kështu Vasill Levski sot i bashkon të gjithë bashkatdhetarët tanë në mbarë botën, pa dallim moshe, besimi, etnie dhe përkatësie shoqërore. Dhe monumentet e ngritura për nder të tij, jo vetëm na kujtojnë mesazhet dhe vetëmohimin e tij në emër të kauzës kombëtare, por edhe për të matur veprimet tona të përditshme me masën e heroit kombëtar.

Tema është pjesë e një projekti të realizuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, sipas Programit Kombëtar për përkujtimin e 150 vjetorit të vdekjes së Vasill Levskit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, bgspace.com, bgsleda.com, migrantheritage.com, vasil-levski.blogspot.com, glaspress.rs





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD