Lufta në Ukrainë dhe vala e refugjatëve drejt Bullgarisë kanë ndikuar në tregun e qirave, i cili deri atëherë ishte i bllokuar për shkak të pandemisë. Çmimet e qirave në vend janë rritur me rreth 30-40%. Kështu tha në një intervistë për Radio Varna Maria Parova, menaxhere e një agjencie të madhe të pasurive të paluajtshme. Nga fundi i vitit 2022 dhe fillimi i këtij viti, ka një tendencë që qytetarët ukrainas të blejnë prona në Bullgari gjithnjë e më shpesh. Ata kërkojnë të gjitha llojet e pronave dhe faktori kryesor në përzgjedhjen e tyre është çmimi dhe buxheti që kanë. Por në përgjithësi, për vendin në dy tremujorët e fundit të vitit 2022 është vërejtur një rënie e numrit të marrëveshjeve të pronave.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..