Për të tretën ditë në Sofje po zhvillohen protesta në mbrojtje të kryeredaktorit të Teatrit Popullor, Aleksandër Morfov, i cili u shkarkua nga detyra më 28 shkurt. Para kësaj, Velisllava Krësteva, përgjegjësja e marrëdhënieve me publikun e institucionit, paralajmëroi largimin e saj. Kjo ndodhi si pasojë e një skandali në teatër që shpërtheu muaj më parë për shkak të paraqitjes së përgjegjëses së marrëdhënieve me publikun e institucionit Velisllava Krësteva, ish- përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun edhe e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe ish-deputete e Lëvizjes politike në fjalë, me kryetarin e nderit të DPS-së Ahmed Dogan në ditën e zgjedhjeve parlamentare. Kjo shkaktoi një reagim të ashpër midis përfaqësuesve të teatrit. Dera e kabinetit të Velisllava Krëstevës ishte e zhvarrosur me mbishkrimet "DPS" dhe "Zhduku", tabela me emrin e saj ishte gërvishtur dhe fajin për aktin e mori regjisori Aleksandër Morfov, i cili e akuzoi Krastevën për "propagandë politike".
Në një konferencë për media, drejtori Vasill Vasilev deklaroi se pozitat e Aleksandër Morfovit dhe Velisllava Krëstevës janë mbyllur për të ruajtur teatrin, por saktësoi se shfaqjet teatrale të Morfovit nuk janë hequr nga afishja. Vasilev tha se ai ka luftuar për katër muaj për të ruajtur institucionin dhe dinjitetin e ekipit.
Aleksandër Morfov është ndër regjisorët më të njohur të teatrit në Bullgari, fitues i shumë çmimeve prestigjioze bullgare dhe ndërkombëtare.56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..