Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një program shkencor do të zhvillojë studimet bullgare në botë

Foto: BTA

Programi kombëtar shkencor “Zhvillimi dhe konsolidimi i studimeve bullgare jashtë vendit” do të zgjasë tre vjet, njoftoi koordinatorja e tij, Doc. Ellka Tralkova. Qëllimi i programit është të mbështesë institucionet shtetërore në të cilat tashmë ka një interes të shtuar për këtë çështje. Ajo theksoi se studimet bullgare jashtë nuk nënkupton vetëm studimin e gjuhës bullgare, por edhe të letërsisë, historisë dhe kulturës bullgare në universitetet e huaja. “Për fat të keq, gjatë tri dekadave të fundit, interesimi për këto drejtime u ul dukshëm në universitetet kryesore, u zvogëlua numri i lektorëve dhe studentëve”, shtoi docentja Ellka Trajkova. Sipas saj, një nga arsyet për këtë është rënia e interesit për gjuhët më të vogla. Sipas hulumtimeve, aktualisht janë 207 studiues të bullgarishtes jashtë vendit - 171 në Evropë, 20 në Azi dhe 16 në Amerikën e Veriut.


Më shumë nga rubrika

Nadezhda Stojçeva

Nadezhda Stojçeva: Ligjvënësi dhe të gjithë ne kemi borxh të madh sa i përket përdhunimit

Lufta kundër dhunës ndaj grave vazhdon të jetë një temë kryesore për të gjitha institucionet evropiane, të cilat përveç valëvitjes së flamujve me ngjyrë portokalli në shenjë mbështetjeje, kërkuan edhe avancimin e legjislacionit për këtë temë në Evropë...

botuar më 23-11-29 2.25.MD
Foto: Instituti Francez në Bullgari

Shkatërrimet diskrete të korrupsionit

Në Bullgari ka ligje, paketa e ligjeve është në dispozicion, por nuk zbatohet - ky është konstatimi i Bernar Vatie, kryetar i Odës së Avokatëve të Parisit. Unioni Ndërkombëtar i Odave të Avokatëve me traditë të Përbashkët Juridike /CIB/, i kryesuar..

botuar më 23-11-29 7.30.PD
Foto: faqja në Facebook e M. Selimit

Milena Selimi e do Bullgarinë dhe përkthen shkrimtarin Georgi Gospodinov

Shkrimtarja, përkthyesja dhe figura publike shqiptare Milena Selimi, e cila nga qershori i vitit 2023 është përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, rrjedh nga familja e një bullgareje dhe një shqiptari. Që..

botuar më 23-11-28 2.05.MD